Me hudhër e qepë kundër kollës!

0 103

Kolla është simptomë e pakëndshme që ndodh kur sistemi imun dallon bakteret dhe viruset në organet e frymë- marrjes. Kolla e shpeshtë gjatë ftohjes dhe gripit shpesh shkakton edhe irritimin e syve, dhimbjeve të kokës. Lajmi i mirë është se ekzistojnë ilaçe natyrale që e forcojnë sistemin imun dhe e përshpejtojnë shërimin.

Në këtë artikull sjellim fuqinë e qepës dhe hudhrës. Këtë ilaç kundër kollës është lehtë ta përgatisni.

Përbërësit:

2 gota ujë (500 ml),

Gjysmë qepe,

2 thelpinj hudhër

Përgatitja:

Dy gotat e ujit i derdhni në enë dhe e valoni ujin në temperaturë të mesme. Pas kësaj, qërojini qepën dhe shtypeni, poashtu duhet të veproni njëjtë edhe me hudhrën. Kur uji të valojë shtojini qepën dhe hudhrën.

Ndaleni zjarrin dhe e lini të zihen edhe për 2 deri 3 minuta. Më pas, e lini të ftohet në temperaturë të dhomës.

Si ta konsumosh ilaçin kundër kollës?

Pini gjysmë gotë ilaç në gëllënjka, le të jetë i ngrohtë. Ilaçin filloni ta përdorni porsa ta ndjeni kollën. Konsumojeni 3 apo 4 herë në ditë.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...