Humbni peshë përmes dietës së Hollivudit!

Fytyrat e bukura që i shohim nëpër revista gjithmonë mundohen që të duken sa më bukur që munden, prandaj shpesh provojnë dieta të pazakonta. Hiti momental në Hollivud është “Plani M” – dieta me kërpudha.

Kjo dietë zgjat vetëm 14 ditë, premton humbjen e dhjamit nga stomaku, fundshpina, duart, por jo edhe nga gjoksi. Shujtën me kërpudha duhet ta hani vetëm një herë në ditë, e rezultatet janë të mahnitshme.

Nutricistët theksojnë se kërpudhat janë të pasura me nutriente, e nëse konsumohen më shumë kërpudha, gjatë ditës më pak do të konsumojmë ushqime me shumë kalori. Kërpudhat përmbajnë edhe shumë proteina e pak kalori, vitamina B, hekur dhe zink, që bëjnë mrekullinë me flokun, lëkurën dhe thonjtë.

Omëletë me kërpudha dhe spinaq
Përbërësit:
  • 2,5 dl vaj;
  • të bardhët e vezës;
  • 50 g spinaq;
  • gjysmë kokë qepë të kuqe;
  • 5 kërpudha;
  • erëza bimore;
  • kripë dhe piper.
Përgatitja:

Në tigan hidhni pak vaj dhe ngadalë e skuqni qepën derisa të zbutet. Shtoni kërpudhat, spinaqin, erëzat bimore, kripën dhe piperin. Perimet e ziera hiqni nga tigani. Në të njëjtin tigan shtoni edhe pak vaj dhe e ngrohni. Në të bardhët e vezës shtoni edhe pak erëza bimore, kripë dhe piper. Përziejini mirë. Të bardhët hidhini në tigan, e para se të jetë gati, nga anash shtoni dhe perimet.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Leave a Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

“Bomba” me vitamina brenda një kavanozit!

Kujdes me këto 3 shenja: Trupit tuaj i mungon yndyra!