Ikona e stilit zbulon çfarë rrobash t’i shmangni nëse nuk dëshironi të dukeni më e vjetër

0 712

Supermodelja franceze, disenjatorja dhe shkrimtarja Ines de la Fressange, përvojën e vet shumëvjeçare në industrinë e modës ka vendosur ta shkrijë në rrëfyesen më të re të stilit.

Ish-muza e Karl Lagerfeldit dhe këshilltarja për brendin Roger Vivier, supermodelja franceze Ines de la Fressange shumëçka di për stilin, andaj nuk është për t’u habitur që libri i saj i quajtur “Chic parisien”, i botuar më 2011, është bërë bestseller botëror.

Me librin e ri me titull “The Parisian Chic Look Book: What Should I Wear Today?, ikona 59-vjeçare e stilit planifikon të realizojë sukses të njëjtë, nëse jo edhe më të madh.

Në prag të botimit të librit të ri i është përkushtuar pjesëve specifike të rrobave në të cilat joqëllimisht mund të dukeni më të vjetra.

“Kur i keni 50 apo 60 vjeç, nuk dëshironi të dukeni si murgesha, mirëpo gjithashtu nuk dëshironi të dukeni as edhe si tinejxhere. Ndonjëherë shoh që femrat sikur unë shmangin të blejnë rroba në dyqane të brendeve ‘Highstreet{ dhe vendosin për blerje të rrobave me çmime më të shtrenjta. Nëse vishni posaçërisht rroba të shtrenjta, do të dukeni dukshëm më të vjetra’ thotë ikona e stilit francez.

Edhe pse pothuajse askush nuk propagandon veshjen e pjesëve të rrobave të shtrenjta, deklarata e Ines de la Fressange mund të interpretohet si shprehi e shmangies së veshjes së rrobave të rehatshme dhe të këndshme të kombinuara me ato formale, gjë që tekefundit rezultojnë me dukjen e sofistikuar dhe më të vjetër.

“Nuk është e thënë që të jeni të lindura në Paris dhe të keni stil parisian. Unë jam shembulli i përsosur për këtë.Kam lindur në jug, në Saint-Tropez. Stili parisian është qëndrim, gjendje e mendjes. Rokerja dhe borgjezja, është parisianepër nga stili dhe gjithmonë e para, kurrë e dyta. Parisiania ec ngadalë përreth të gjitha kurtheve të modës ditore”, thotë Inesi.

Gjithashtu mund të lexoni

Po ngarkohet...