Ilaçe natyrale për të thatin dhe aftet në gojë, të rekomanduara nga mjekët…

0 218

Të thatit që shfaqen në gojë mund të jenë sidomos me dhimbje. Edhe pse zakonisht hiqen pas disa javësh, gjatë gjithë kohës e keni të vështirë të shpëlani dhëmbët apo të hani. Mirëpo, ekziston tretmani efikas si t’i shëroni. Këta të thatë mund të shkaktohen si pasojë e pengesave në tretje. Konsumimi jo i mirë i vitaminave C, B12 ose e hekurit poashtu mund të jetë një nga faktorët.

Në vijim ju shpalosim disa zgjidhje natyrale që ju ndihmojnë me këtë problem:

Uji i njelmët

Uji i njelmët ndihmon shumë te infeksionet, sidomos atyre në gojë. Përziejeni kripën me ujë të ngrohtë dhe mbajeni në gojë për rreth një minutë.

Mjalti

Mjalti zbut plagët dhe parandalon infeksionin e mëtejmë. Para aplikimit të mjaltit, shpëlani gojën me ujë të ngrohtë e më pas aplikoni mjaltin në të thatin. Përsëriteni disa herë në ditë, si dhe para gjumit..

Vaj kokosi dhe mjaltë

Përzieni një lugë e gjysmë vaj kokosi me një lugë mjaltë. e vendosni në të thatin dhe e mbani për 40 minuta. Përsëriteni këtë disa herë në ditë.

Lëng limoni dhe sodë buke

Përzieni gjysmë lugë sodë të bukës me lëng limoni. Ekziston mundësia të shkaktojë pickime, por do të bëjë që i thati të zhduket për disa ditë.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...