Ja 6 gjërat që duhet t’i eliminoni mënjëherë në dhomën e ndenjës!

Merreni në konsideratë eliminimin e këtyre 6 gjërave në dhomën e ndenjës, do të ndjeni një lehtësim dhe do të krijoni hapësirë më të madhe…

Nëse jeni në shtëpi, ecni përgjatë dhomës së ndenjës, mbyllni sytë dhe imagjinoni orenditë dhe elementet shtëpiake?

Çfarë mund të vëreni? Një hapësirë qetësuese që ushqen shpirtin tuaj dizajnues? Apo një dhomë të ngarkuar e cila ju shkakton vetëm stres përplot gjëra që ju pengojnë?

Konsideroni 6 gjërat në vazhdim dhe lirohuni nga ngarkesa e orendive shtëpiake, duke përjetuar një lehtësim të mënjëhershëm.

1. Kabllo të dukshëm gjithandej

Këto detaje shqetësuese ju dëmtojnë pamjen e tërë shtëpisë dhe ju bezdisin rregullisht nga modestia apo modernizimi i orendive shtëpiake.

Fshihni këto kabllo dhe do të vëreni mënjëherë një freski në dhomën tuaj dhe tërë vëmendja do të fokusohet në dekorimet tjera, e jo në telat apo kabllot.

2. Jastëkë gjithandej mobiljeve

Megjithëse jastëket janë detaje që mund ta dekorojnë edhe më tej rregullimin e shtëpisë, ndonjëherë grumbullimi i tyre apo sasia e tepërt mund edhe të ketë efekt të kundërt.

Lirojeni hapësirën nga gjërat e panevojshme në mënyrë që ta organizoni dhomën me pamje më gjallëruese.

3. Rrëmujë në tryezë

Duke filluar nga enët e vjetra e deri te telekomanda e shumë detaje tjera që hidhni mbi tryezë, japin një rrëmujë të pakëndshme për syrin tuaj.

Mbajeni më të pastërt hapësirën e tryezës, duke e liruar për shërbim të kafesë apo ushqimeve tjera, dhe largoni gjërat që qëndrojnë pa kuptim aty.

4. Ulëse të dobëta të paqëndrueshme

Nëse keni ndonjë ulëse në dhomën e ndenjës dhe nuk ju pëlqen të uleni për shkak se nuk ndiheni rehat apo jostabil nga butësia e materialit, pse e mbani akoma aty? Zëvendësojeni me ndonjë detaj tjetër që ju bën të ndiheni më komod gjatë uljes.

5. Skaje apo qoshe boshe pa aspak gjallëri

Meqenëse dhoma e ndenjës ka tendencë të freskojë dekorin e tërë shtëpisë suaj, është shumë e domosdoshme që skajet apo qoshet e dhomës të jenë të rregulluara me mjeshtri, të cilat në varësi të madhësisë, shtrirjes apo konfigurimit mund të jenë pikat qendrore për zbukurim apo edhe si pikat mezi të dukshme.

6. Ndriçim i dobët

Ndriçimi luan rol shumë të rëndësishëm në pamjen e shtëpisë suaj – duhet të siguroni ndriçimin e nevojshëm në tërë hapësirën e shtëpisë suaj. Kjo mund të bëhet përmes ndonjë llambadari të madh apo detaje të tjera të llambave ose qirinjve dekorues, në mënyrë që të eliminoni ndriçimin e dobët.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

16 mrekullitë shëndetësore të patëllxhanit…

Përzierje e thjeshtë shtëpiake, por shumë efektive në trajtimin e dhimbjes së fytit…