Ja çfarë i ndodh trupit tuaj kur dikush jua thyen zemrën

Mund të ndjeheni sikur të sëmurë dhe kërkon javë apo muaj të shëroheni, mirëpo a është një sëmundje e vërtetë?

Sikur dhimbja emocionale të mos jetë e mjaftueshme, duket që zemra e thyer sjell edhe dhimbje fizike.

Një studim i vitit 2005, nga shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë, ka zbuluar një lidhje mes ndjeshmërisë së dhembjes fizike dhe asaj shoqërore.

Gjeni që i rregullon qetësuesit më të fortë të trupit është gjithashtu i përfshirë edhe në përvojat e dhimbshme shoqërore. Kjo do të thotë se kur përjetoni refuzim shoqëror, trupi i liron të njëjtit qetësues natyral për dhimbjen fizike dhe i regjistron ato si gjëra të njëjta.

Studimi danez ka zbuluar se personat që ndahen nga partneri, kanë mundësi më të mëdha të zhvillojnë ritme jo të rregullta të zemrës, gjë që mund të sjell sulm në zemër apo sëmundje tjera të zemrës.

Gjithashtu, një studim tjetër i vitit 2008, ku i ka përfshirë qindra mijëra çifte të martuara në SHBA, ka zbuluar se mundësitë e vdekjes të një personi janë rritur tre muaj pasi që partneri i tyre kishte vdekur.

Këto mundësi janë më të larta te meshkujt sesa te femrat.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Kafeja bën mrekulli edhe në palestër

Për sa orë gjumë ka nevojë një bebe e porsalindur?