Ja çfarë tregon ngjyra e sekrecioneve të hundës për shëndetin tuaj!

Ngjyra e mukozës nga hunda mund të tregojë nëse jeni duke kaluar grip, nëse keni alergji apo është diçka më serioze. Jo çdo rrjedhje e hundës tregon domosdoshmërisht shenjë të keqe.

Mukoza në hundë luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit tuaj, pasi në të ngjitet papastërtia që thithni, e cila në fund nuk do të përfundojë në mushkëri. Duke i parë ato, mund të përcaktoni se çfarë nuk shkon me shëndetin tuaj dhe pastaj të drejtoheni për vizitë tek një mjek.

Ja çfarë tregon ngjyra e sekrecioneve të hundës për shëndetin tuaj:

9. Transparente dhe të lëngshme

Nëse keni mukus hundor transparente dhe të lëngshme, kjo do të thotë së jeni të shëndetshëm. Kjo lloj mukoze ju ndihmon nga ndotësit dhe pluhuri.
Ato përmbajnë proteina dhe antitrupa që luftojnë viruset dhe bakteret që mund të hyjnë në vrimat e hundës. Por ndonjëherë mund të jenë dhe shenjë e një alergjie, veçanërisht nëse keni kruajtje dhe tështitni.

8. Transparente (të qarta) dhe të trasha

Ky lloj i mukusit mund të jetë shenjë e një alergjie kronike. Për tu siguruar, vizitohuni tek një mjek!

7. Të bardha

Shfaqet kur jeni duke kaluar një të ftohtë të zakonshëm. Ngjyra e bardhë është për shkak të humbjes së lagështirës brenda hundës tuaj.

6. Të verdha

Do t’ju duhet ta merrni seriozisht këtë shenjë! Disa pushime për tu rigjeneruar dhe fituar energjitë, pasi mund të jeni përpara një gripi (virusi) serioz! Ngjyra e verdhë është për shkak të qelizave të bardha të gjakut që po luftojnë me virusin.

5. Të gjelbër

Sekrecionet e gjelbra janë “miku juaj” në luftën kundër të ftohtit. Ata janë një shenjë se sistemi juaj po bën çmos për të hequr qafe infeksionin. Megjithatë, nëse simptomat zgjasin më shumë se 10 ditë, vizitohuni tek një mjek sepse mund të jetë infeksion bakterial.

4. Rozë ose të kuqe

Definitivisht nuk është një shenjë e mirë. Kjo do të thotë se mund të keni plagë apo defekt në hundë. Nëse qarkullimi i gjakut nuk ndalet pas gjysmë ore bëni mirë të vizitoheni!

3. Kafe

Shfaqen kur gjaku ka qëndruar për disa kohë brenda zgavrës së hundës ose nëse keni thithur papastërtitë.

2. Pothuajse të zeza

Nëse nuk pini cigare, mund të tregojnë për një infeksion fungale në sistemin tuaj.

1. Ngjitëse dhe të çngjyrosura

Ka shumë gjasa të jetë një shenjë e sinusit kronik. Lëkundja e vazhdueshme e indeve të hundës / fytit prodhon shumë mukus, duke rezultuar në këtë lloj sekrecionesh.

Rekomandohet që të vizitoheni tek një mjek nëse antibiotikët ose trajtimet e tjera për infeksionet / viruset nuk funksionojnë.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Mishi i dërguar në Kosovë ishte i destinuar për kafshët!

Mos i lini pas dore dhëmbët e prishur, mund të bëhen shkak për shfaqjen e këtyre 4 sëmundjeve!