Ja cilat janë përfitimet shtesë nga stërvitjet, përveç muskujve dhe vijës së bukur trupore

Shumica e njerëzve stërviten për arsye se dëshirojnë të kenë muskuj më të formuar dhe vijë më të bukur trupore mirëpo shumë pak njerëz e kuptojnë se stërvitja sjell edhe beneficione tjera për ata.

Ja cilat janë përfitimet shtesë nga stërvitjet, përveç muskujve dhe vijës së bukur turpore

Mund të ju bëjë më të mirë në seks. Ekspertët kanë konstatuar se aktiviteti i rregullt fizik nxit epshin tek ju.

  1. Lufton me sëmundje të shumta
     Kanceri i gjoksit, sulmet në zemër, tensioni i lartë i gjakut, diabeti, të gjitha këto mund të mbahen larg në mënyrë natyrale, vetëm duke ushtruar.
  2. Mund të ju sjellë më shumë të ardhura
    Një studim ka treguar se personat që rregullisht stërviten kanë rrogë më të madhe për 9% në krahasim me ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë.
  3. Ju ndihmon të fleni si një foshnje
    Të gjithë kemi të qartë se personat që stërviten bëjnë gjum më kualitativ se ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë.
  4. Ju heq toksinat e alkoolit
    Stërvitja është një mënyrë e mirë për t`u rikuperuar nga pirja e alkoolit pasiqë i largon toksinat përmes djersitjes.
  5. Forcon lidhjen tuaj
    Sipas një studimi, stërvitjet e përbashkëta me partnerin e forcojnë lidhjen tuaj dhe e rrit intimitetin në një nivel tjetër.
  6. Ju ruan nga rrudhat
    Një studim ka treguar se personat në të dyzetat që janë stërvitur rregullisht kanë kompozicion të ngjashëm të lëkurës me personat në të 30′ apo 20′.
  7. Ju bën një person më të lumtur
    Stërvitjet ju japin endorfinë, endorfina ju bën më të lumtur.
  8. Ju ndihmon të kënaqeni me jetën tuaj dhe me punën tuaj
    Një studim tjetër ka treguar se njerëzit që stërviten rregullisht gjatë javës kanë më tepër vetëbesim në balansimin e punës së tyre sesa njerëzit tjerë.
  9. Ua përforcon trurin
    Një studim neurologjik sugjeron se nivelet e larta të aktivitetit kardiak në moshë të re, mes 18 deri në 30, ndikon në përmirësimin e aktiviteteve kognjitive 25 vite më vonë.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Vaji që po e përdorim çdo ditë, e që është më i rrezikshëm se sheqeri

Buzëkuqi ideal për çdo shenjë të Zodiakut