Ja përse duhet patjetër ta mbani parfumin në frigorifer!

Nëse parfumin e mbani në banjë, ai mund të prishet. Besoni ose jo, parfumi mund të prishet.

Ndryshimi i ngjyrës dhe i aromës së pakëndshme janë sinjale të qarta që me të diç nuk është në rregull.

Mirëpo, ekziston mënyra goxha e thjeshtë që t’ia zgjasni qëndrueshmërinë.

Njëra ndër gjërat më të këqija për qëndrueshmërinë e parfumit është mbajtja e tij në banjë.

Parfumet do të duhej t’i mbanit në vend të ftohtë dhe të errët, sepse nëse u ekspozohen temperaturave të larta dhe lagështisë ndryshojnë aromën dhe cilësitë fizike të përbërësve siç janë vajrat esenciale.

Megjithatë, kini në mendje që parfumi është shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturave.

Ndryshimet e vrullshme të temperaturës në ambientin ku i mbajmë ato mund të nxisin reaksione të padëshiruara kimike brenda përbërësve të tyre natyralë.

Nëse parfumin me aromë agrumesh e mbani në banjë, avulli i cili krijohet gjatë larjes mund të ndikojë në freskinë e tij dhe në ndryshimin e aromës.

Prandaj, më së miri është t’i mbani në frigorifer – sado që të duket gjë e çuditshme.

What do you think?


Warning: explode() expects parameter 2 to be string, array given in /home/femina15/public_html/wp-content/plugins/snax/includes/votes/template.php on line 43

Warning: array_merge(): Argument #2 is not an array in /home/femina15/public_html/wp-content/plugins/snax/includes/votes/template.php on line 43
0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Përzierja që shëron fytin, kollën, dhimbjet e kokës dhe të gjitha infeksionet! Ja si ta përgatisni!

Përgatiteni vetë lëngun që jua ngushton belin!