Ja pse duhet menjëherë ta hani një mollë!

0 127

Të gjithë e dimë se mollët janë pemë të shëndetshme, por janë të paktë ata që e dinë pse. Ja disa nga arsyet pse menjëherë duhet ta hani një mollë.

Mollët na bëjnë që të ndihemi të ngopur

Sheqeri i mollës hyn ngadalë në organizëm dhe e mban stabil nivelin e insulinës në organizëm, për dallim nga sheqeri i ëmbëlsirave. Kështu, mollët na bëjnë që të ndihemi të ngopur për një kohë më të gjatë, derisa numri i kalorive është i vogël.

Mollët përmirësojnë punën e rrugëve të frymëmarrjes

Një studim i bërë në Britani, ka treguar se fëmijët, nënat e të cilëve kanë ngrënë shpesh mollë gjatë shtatzënësisë, janë më pak të rrezikuar nga astma, tumoret dhe sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

Mollët e ulin kolesterolin

Falë pektinës dhe polifenoleve, që gjenden në mollë, ato kanë një veprim efikas për uljen e nivelit të kolesterolit dhe parandalojnë grumbullimin e tyre në enët e gjakut.

Mollët përmirësojnë përqendrimin dhe memorien

Një pjesë e përbërësve të mollës, në kombinim me enzimat në organizmin tonë, marrin pjesë në krijimin e neurotransmetuesit acetilkolinë, i cili ka rol në bartjen e impulseve midis qelizave nervore. Me këtë, mollët përmirësojnë përqendrimin dhe memorien.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...