Ja pse nuk duhet ta thekni shumë bukën

0 41

Buka dhe patatet duhet të gatuhen derisa të marrin një ngjyrë të verdhë ari, dhe jo kafe, për të pakësuar marrjen e kimikateve të cilat mund të na shkaktojnë kancer, paralajmërojnë shkencëtarët.

Akrilamida prodhohet kur ushqimet e ngrira piqen ose skuqen për një kohë të gjatë në temperatura të larta.

Agjencia e Standarteve të Ushqimit FSA rekomandon të ndiqen udhëzimet e gatimit për të shmangur marrjen e ngjyrës kafe.

]FSA gjithashtu thotë se patatet nuk duhet të mbahen në frigorifer.

Kjo, pasi nivelet e sheqerit rriten te perimet në temperatura të ulëta duke ngritur kështu sasinë e akrilamidës që prodhohet gjatë gatimit.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...