Ja pse nuk duhet të urinoni para aktit intim…

0 252

Shumica e njerëzve përpiqen që të bëjnë nevojën e vogël para aktit intim. Disa e bëjnë këtë nga frika në mos do t’u shfaqet nevoja që të urinojnë gjatë aktit, ndërkaq të tjerët sepse kanë dëgjuar se në atë mënyrë pengojnë infeksionet urinare.

Mirëpo, kjo bindje është krejtësisht e gabuar, posaçërisht për femrat. Mjekët tërheqin vërejtjen që urinimi para aktit, që më parë këshillohej si mënyrë e shmangies së inflamacionit të fshikëzës dhe traktit urinar, është pikërisht e kundërta.

Urologët e njohur vlerësojnë se urinimi i qëllimtë para aktit intim shton rrezikun nga shfaqja e infeksionit, me të cilin femrat ballafaqohen shumë më shpesh sesa meshkujt.

Urologu David Kaufman konstaton që thënia mbi përparësitë e urinimit para aktit intim është njëra ndër më të përhapurat dhe rregullisht pacientet e veta duhet t’i bindë që nuk duhet të urinojnë, duke pasur parasysh që është shkaktari kryesor i shfaqjes së infeksioneve postkoitale urinare, siç është p.sh. cistitisi.

E vërteta është se gjatë aktit, bakteret nga organi gjenital mund të arrijnë në kanalet urinare, nëpërmjet të cilave mikrobet arrijnë deri në fshikëz, ku krijojnë infeksionin.

Prandaj, në vend se para aktit, në tualet duhet të shkohet pas aktit intim.

Natyrisht, nëse bash keni nevojë të shkoni në tualet, shkoni, por mos e detyroni veten që qëllimisht të urinoni, nëse vërtet nuk keni nevojë. Gjithashtu, është me rëndësi të fusni më shumë lëngje në organizëm, në mënyrë që të pengohet dehidrimi, mirëpo edhe të nxitet nxjerrja jashtë e baktereve nga trakti urinar.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...