Ja si ta çmendni mashkullin me sensualitetin tuaj…

0 228
Disa këshilla se si mund të arrish të ndihesh më sensuale dhe të kesh një libido më të lartë, e cila sigurisht do të rrezatohet edhe së jashtmi e do ti bëjë meshkujt të çmenden pas teje.

Vlerëso dhe duaj më shumë veten tënde

Askush nuk është perfekt, por nëse ti nuk arrin të vlerësosh veten tënde, si mendon se mund të të vlerësojnë të tjetët?! Mbaje veten “me të mirë”, jo vetëm për raste të veçanta. Kujdesu për veten tënde dhe bëj here pas here krehje flokësh, manikyr, pedikyr apo trajtime trupi dhe fytyre, vetëm për kënaqësinë tënde, e jo sepse të duhet të shkosh në një mbrëmje apo sepse ke një rast të veçantë.

Bëj herë pas here masazhe

Masazhet kanë një ndikim shumë pozitiv në mirëqënien tende si fizike ashtu edhe shpirtërore, pasi të bëjnë të relaksoshesh dhe largojnë stresin. Prandaj herë pas here vendose në agjendën tënde masazhin e do të shohësh se çfarë ndikimi do të ketë tek ty.

Përdor veshje me materiale delikate

Materiali i veshjeve të tua ka shumë rëndësi pasi ato kanë kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën dhe trupin tënd.
Vishu në mënyrë të tillë për t’u ndjerë e bukur dhe seksi me veten tënde.

Kur mendon në rradhë të parë për veten tënde, e jo për atë se çfarë do të mendojnë njerëzit për ty, do të thotë së ke arritur suksesin brenda vetes.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...