Ja si të fitoni harkun perfekt të vetullave

Truqet e përdorimit të brushës janë gjeniale…

Të kesh vetulla të mira, është një domosdoshmëri në ditët e sotme. Por, nuk është edhe lehtë të fitosh formën e përsosur gjithmonë – ti kesh vetullat sa më natyrale dhe me një hark të përsosur, është pothuajse fare e pamundur.

Deri më tani! Sepse ne jemi gati të ju ofrojmë një udhëzues më të ri sit ë krijoni vetulla me harqe të përsosur…

Në fakt, duhet faleminderuar Amy Nadine, të departamentit të bukurisë, pasi ajo ka postuar këtë tutorial gjenial duke iu përmbajtur vetëm katër hapave të thjeshta.

  1. Pasi ti mbushni vetullat me lapsin tuaj të preferuar, merrni një brushë të maskarës dhe përdoreni për të krehur vetullat në drejtim te poshtë.
  2. Më pas, me anë të një brushe këndore krijoni harkun direkt në lëkurë, kështu duke nxjerrë formën ideale.
  3. Pastaj, sërish me brushë krihni qimet lart duke plotësuar edhe zbrazëtirën poshtë (bishtin e vetullës), kështu duke mbushur vetullën dhe duke e bërë të plotë.
  4. Në fund, siguroni vetullat me xhel për vetulla që qëndrojnë sa më statike.

Dhe, ja ku i keni, harqet më të mira të jetës suaj. Duke biseduar me Amy-n në lidhje me këtë teknikë të pazakontë, ajo thekson se vetëm mbushja e vetullave i hijëzon ato, mirëpo nuk i definon saktë me një formë të përsosur, ndërsa krehja e qimeve nga lart e poshtë, të jep mundësinë të mbushësh direkt në lëkurë dhe bën që të definohen me një formë të përkryer.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

VIDEO: Shikoni se ç’ndodh me beben gjatë abortimit

Qepa e re zgjidhë këto probleme shëndetësore!