Kafeja bën mrekulli edhe në palestër

Një studim i ri thotë se kafeja i bën ushtrimet fizike të duken më të thjeshta sesa që janë.

“Çdo të shtune në mëngjes, kur jam duke shkuar në palestër, e blej një kafe në lokalin tim. Me stomakun bosh, kafeina më ndihmon mua të performoj më mirë në palestër, të paktën kështu mendoj unë. Unë ndihem si e zgjuar nga gjumi, me plot energji dhe e gatshme të filloj ushtrimet për 60 minuta”, shkruan Julia Frank.

Kafeja bën mrekulli edhe në palestër

Siç duket, këtë shprehi të saj e mbështet edhe shkenca. Në një artikull të publikuar në Sports Medicine nga Samuele Marcora, thuhet se kafeina e zvogëlon perceptimin e vështirësisë dhe përmirëson performancën e ushtrimeve fizike, kjo është ndër arsyet kryesore se pse tre nga katër atletët më të suksesshëm në botë konsumojnë kafeinë para apo gjatë garave”.

Veç këtyre, kafeina mund edhe të rritë kënaqësinë që ju e ndjeni gjatë ushtrimeve.

Sidoqoftë, këto përfitime të kafeinës i vërejnë vetëm personat që janë të aktivizuar fizikisht. Edhe nëse je person aktiv, mjetet motivuese janë tejet të rëndësishme dhe nëse kafeina të ndihmon t’i shijosh ushtrimet më shumë, ty nuk do të ketë forcë që të ndalë.

Mos harroni të mos konsumoni shumë sheqer me kafeinë pasi që përmbajnë kalori.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Bestytnia te kosovarët, ja sa besojnë në magji (Video)

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj kur dikush jua thyen zemrën