Kafenë jeni duke e pirë në kohë të gabueshme!

Pirja e kafesë duhet të përshtatet me proceset natyrore në organizmin tonë. Nëse doni që të keni sa më shumë dobi nga kafja e mëngjesit, atëherë duhet të prisni pak para se ta pini.

Kur të zgjoheni në mëngjes, hormoni kortizol, i cili quhet edhe hormon i stresit, fillon që të veprojë fuqishëm, me qëllim që t’ju përgatisë për obligimet ditore. Por, nëse e pini kafenë sapo t’i hapni sytë, atëherë energjinë nga kafja e çoni kot, meqë edhe ashtu organizmi është duke u mbushur energji nga kortizoli.

Për këtë shkak, shkencëtarët thonë se kafenë e mëngjesit më së miri është që ta pini rreth një orë e gjysmë pasi që të zgjoheni. Në atë rast ju e merrni maksimumin e energjisë që ofron kafja. Kah mesdita, midis orës 12 dhe 13, kortizoli sërish është i ngritur, prandaj nuk duhet konsumuar kafe. Por, pas dreke pijeni lirisht një kafe, e cila ua rritë energjinë dhe ua tretë ushqimin.

Dhe, të paktën gjashtë orë para se të bini në shtrat, nuk duhet konsumuar asnjë kafe.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Ja përse seksi oral rrit inteligjencën tek gratë, gjithçka që duhet të dini!

Lyerja e bukës me vaj ulliri ul rrezikun për sulm në zemër!