Kafja dhe roli i saj në trupin e njeriut …

0 144

Udhëzimet e reja dietike për pijet rekomandojnë çajin dhe kafen, të dytat pas ujit përsa i përket shëndetit, por çfarë thuhet për shqetësimet që kafja mund të shkaktojë në funksionimin e endothelium-it tonë?

Ndërkohë që kafja pafiltër mund të rrisë nivelin e kolesterolit, kafja me filtër letre dhe kafja pa kafeinë duket që nuk e kanë këtë efekt; madje dy filxhanë në ditë mund të rrisin aftësinë e arterieve tona për t’u zgjeruar. E njëjta gjë mund të thuhet për kafen (e vluar) Greke.

Mendohet gjithashtu që kafja mund të ulë rrezikun ndaj diabetit, sëmundjes së Alzheimerit, depresionin, sëmundjen e Parkinsonit, sëmundjet kronike të mëlçisë dhe kancerin.

Në ndryshim nga ekzpozimi i mishit të pulës në temperaturë të lartë, pjekja e kafes nuk duket të prodhojë substanca kancerogjene dhe as nuk ndërton benzene (siç ndodh me disa pije të buta). Edhe pse kafja ka treguar që ka efekt të mire në trup, çaji është ndoshta më i shëndetshëm.

Por ç’mund të themi për kafeinën? Mund të ketë disa të mira në shëndet, por grate shtazëna duhet ta kufizojnë konsumin e kafes. Thuhet se kafja nuk e shpejton proçesin e plakjes së qelizave, në krahasim me produktet shtazore.

Nuk ka tregues që të tregojnë se konsumimi i një deri në 2 filxhanë kafe në ditë ndryshon shkallën e vdekshmërisë.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...