Kanella dhe sherbela së bashku, më të forta se secila kimi: Këto 3 receta duhet t’i ruani për mbarë familjen!

“Përse të vdesë njeriu kur ekziston sherbela”, kishte pyetur Hipokrati. Sherebela (lat. Salvia officinalis) është e mirë sidomos për fytin, infeksionet, organet e frymëmarrjes dhe infeksionet në gojë. Është e dobishme edhe për infeksionet në lukth dhe problemet në zorrë, ndihmon edhe te temperatura, ethet dhe dhimbjet në trup që shfaqen në fillim të ftohjes dhe gripit. Ka efekt kundër baktereve, kërpudhave dhe vepron kundër viruseve.

Nga ana tjetër, është dëshmuar se kanella mundet të vrasë shumicën baktereve, madje edhe ato më rezistente ndaj antibiotikëve standard.

Prandaj, nuk do të ishte keq t’i provoni disa nga këto receta.

Rakia nga sherbela

Rreth 250 gr gjethe të sherbelës i futni në 1,5 litër raki. I lini të qëndrojnë për rreth tri javë, i procedoni dhe i përzieni me 1,5 kg mjaltë bagremi. E derdhni lëngun në shishe prej qelqit dhe e lini të qëndrojë edhe për tri javë. Kohë pas kohe e përzieni, e kur të kalojë kjo kohë e paraparë, çdo ditë e pini nga pak.

Tinkturë nga sherbela për parandalim të sëmundjeve

Në një decilitër alkool 70 për qind hidhni 20 gramë gjethe të imtësuara të sherbelës. E lini të qëndrojë së paku një muaj në një vend të ngrohtë. E procedoni dhe e hidhni nëpër shishe. Nga 10 deri 15 pika tinkturë i shtoni në pak ujë, lëng ose çaj tre herë në ditë. Fëmijët dhe gratë shtatzëna mos ta përdorin.

Sherbela dhe kanella kundër bronkitisit

Tretni dy lugë sheqer, derdhini në gjysmë litër qumësht. Kur të ketë vluar, e hiqni nga zjarri dhe ia shtoni sherbelën e imtësuar dhe gjysmë lugë kanellë. E lini të qëndrojë dhjetë minuta, e procedoni dhe e pini tre herë në ditë.

What do you think?

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Ky është çaji që pastron gurëzat e dhëmbëve, mbron qelizat e trurit dhe përshpejton rënien në peshë!

Alarmuese është ajo çfarë shkakton mishi me hormone tek meshkujt dhe femrat!