Kaq thjesht?! Shpëtoni nga aknet me vetëm dy përbërës natyralë!

Transformimi drastik i adoleshentes është falë dy përbërësve natyralë si çaji jeshil dhe mjalti.

Hilda Paz Robles, nga Las Vegas, nuk kishte pasur asnjëherë puçrra në fytyrë, deri në momentin kur në prill të vitit 2017 filloi të zhvillonte akne cistike. Nuk ia kishte idenë se nga i ishin shkaktuar, prandaj filloi të kërkojë ndihmë nga të tjerët. Disa njerëz i thanë se mund të jenë hormonet ose si pasojë e një infeksioni, ndërsa halla i rekomandoi që të pijë çaj majdanozi ose jeshil.

Hilda arriti të shpëtojë nga aknet duke konsumuar çaj jeshil me mjaltë 3 herë në javë. Ajo aplikonte në fytyrë edhe një maskë me gjethet e çajit jeshil dhe mjaltë, të cilën e mbante në fytyrë për të paktën 30 minuta deri në 2 orë.

Pasi fytyra filloi t’i pastrohej duke ndjekur vetëm këto dy hapa, ajo filloi të përdorte edhe maska të tjera me përbërës natyralë, si aloe, kastravec dhe çaj jeshil, ose maska tjetër me aloe, bimë mjekësore dhe ujë trëndafili.

Mund të duket pak si e pabesueshme që këto dy përbërës të bëjnë kaq mrekulli, megjithatë është vërtetuar që çaji jeshil mund të përdoret për të pastruar dhe trajtuar aknet sepse përmban një përbërës antioksidues i quajtur EGCG, i cili ka veti anti-inflamatore dhe antibakteriale.

Mjalti, nga ana tjetër, është provuar dhe testuar disa herë si përbërës kryesor për pastrimin e akneve. Ky përbërës natyral njihet për vetitë e tij zbutëse, antiseptike, anti-fungale dhe anti-bakteriale.

Peroksidi i hidrogjenit i gjendur tek mjalti ndihmon për të ulur inflamacionin dhe skuqjen tek lëkura, prandaj është një përbërës kaq i mirë për heqjen e akneve.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Supë me qofte… për një drekë të shijshme!

7 gjërat e përditshme që lidhen me kancerin…