Kate Middleton, në muze pa bashkëshortin: Ka shkurtuar fustanin, ka marrë duartrokitje! (Foto)

Edhe pse zakonisht vendet publike i viziton në shoqëri të bashkëshortit Princit William, apo të ndonjë anëtari të familjes mbretërore britanike, këtë herë dukesha ishte vetëm.

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, ka vizituar muzeun “Victoria & Albert” në Londër, në kuadër të detyrave zyrtare mbretërore.

Për këtë rast, tashmë e njohur si ikonë mode, dukesha ka zgjedhur fustan të bardhë me lara të zeza, ndërkaq disa detaje të kuqe eliminonin monotoninë e modelit dhe këtë fustan e bënë shumë atraktiv.

Me gjatësinë prej disa centimetrash mbi gjunjë, Kate disa herë ka thyer traditën, sa i përket veshjes së anëtarëve të familjes mbretërore.

Edhe fustani i këtillë “i shkurtër” është shumë i përshtatshëm, mirëpo problemi doli kur Kate doli nga vetura.

Normalisht, kur ulemi, fustani tërhiqet dhe “shkurtohet”, andaj me rastin e daljes nga vetura, dukesha ka treguar më shumë seç kishte planifikuar.

A ka marrë Kate sërish kritika nga Mbretëresha Elizabeth nuk e dimë, mirëpo ajo që e dimë është që nga masa e tubuar, e cila me admirim shikoi dukeshën elegante, mori duartrokitje të mëdha.

What do you think?


Warning: explode() expects parameter 2 to be string, array given in /home/femina15/public_html/wp-content/plugins/snax/includes/votes/template.php on line 43

Warning: array_merge(): Argument #2 is not an array in /home/femina15/public_html/wp-content/plugins/snax/includes/votes/template.php on line 43
0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Si ta mbroni lëkurën nga rrezet e diellit?

Si ta luftoni bakterin “Escherichia coli”?