Kek pa miell dhe sheqer. Receta që është bërë ‘hit botëror’!

0 827

Ky kek pa miell dhe sheqer u bë ‘hit botëror’ në një kohë shumë të shkurtër. Përgatitet me pak ingredientë dhe në vetëm pak minuta. Receta vjen nga Amerika Jugore.

Provojeni edhe ju shijen e tij të mrekullueshme!

Përbërësit:
  • 4 vezë,
  • 2 portokaj,
  • 200 gram arra,
  • ½ lugë çaji sodë buke,
  • 100 gram çokollatë gatimi,
  • 200 ml ajkë qumështi.
Përgatitja:

Së pari, qërojini, grijini dhe hidhini portokajt në një enë të vogël. Ziejini për gjysmë ore derisa të zbuten. Shtojini në blender së bashku me vezët, arrat dhe sodën e bukës.

Hidheni përzierjen në një formë keku dhe vendoseni në furrë. Piqeni në temperaturën 200 gradë Celcius për 20 minuta.

Ndërkohë, shkrijeni çokollatën dhe ajkën e qumështit për disa minuta. Nxirreni kekun nga furra dhe hidheni përzierjen me çokollatë mbi të.

Është gati për t’u shërbyer…
Ju bëftë mirë!

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. AcceptMë shumë