Keku i Vitit të Ri (Vasilopita)

Nëse dëshironi të përgatisni një kek sipas traditës greke, atëherë kjo është koha më e mirë për ta përgatitur. Keku i Vitit të Ri Vasilopita do të përshtatet shumë bukur me ambientin festiv.

Përbërësit:
  • 500 gr miell
  • 3 lugë të vogla pluhur pjekës
  • 5 vezë
  • Pak kripë
  • 400 gr sheqer
  • 250 gr gjalpë
  • 1 lugë të vogël kanellë
  • 1/2 lugë të vogël karafil
  • 2 vanilje
  • Lëkurë portokalli e grirë
  • 120 gr lëng portokalli
  • 1/2 lugë e vogël sode
  • 120 gr qumësht
  • 80 gr konjak
  • 200 gr arra të grira
Përgatitja:

Fillimisht ngrohim furrën në 170 gradë. Rrahim të bardhat e vezës bashkë me kripën derisa të bëhen marengë. Në mikser rrahim gjalpin me sheqerin për pak minuta derisa të bëhen kremozë. Shtojmë kanellën, karafilin, vaniljen dhe lëkurën e portokallit.

Më pas një nga një shtojmë të verdhat e vezës. Hedhim sodën tek lëngu i portokallit dhe këtë e shtojmë tek masa që kemi përgatitur më lartë. Vazhdojmë duke shtuar në mikser miellin, qumështin dhe konjakun. Në fund hedhim arrat e grira dhe marengën.

Në një tavë me diametër 30 me 32 cm të cilën e kemi lyer me gjalpë hedhim brumin. E pjekim për 1 orë.
Për ta provuar që është pjekur e provojmë me një thikë. Nëse thika është e thatë atëherë Vasilopita është gati.

E kthejmë përmbys në një pjatë dhe i hedhim sipër bajame të pjekura ose sheqer pluhur.

Ju bëftë mirë!

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Lëngu super i shijshëm për pastrimin e organizmit!

Gjakderdhja e rëndë mund të tregojë për këtë sëmundje të rrallë! Gjithçka që duhet të dini!