Keni ankth, migrenë ose dhimbje koke që nuk mund të shpjegohet? Problemi mund të qëndrojë tek këto llamba!

Shumë prej jush, në përpjekje për të kursyer energji dhe para, i zëvendësojnë llambat standarte me llamba të tjera ekonomike, të cilat kursejnë energjinë. Megjithatë, përtej gjërave pozitive, këto llamba kanë edhe anën e tyre të errët.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në SHBA, ka thënë se këto llamba janë shumë toksike, duke krijuar një udhëzues që duhet të ndiqni në rast se këto llamba ju thyhen.

Ata përmbajnë shumë gaz helmues dhe nëse ata thyhen në ambjente të mbyllura, ato çlirojnë një përqëndrim të madh mërkuri në ajër. Këtë e ka pohuar edhe Agjencia Federale Gjermane e Mjedisit.

Këto llamba mund të shkaktojnë:
  • Marramëndje
  • Lodhje
  • Paaftësi për t’u përqëndruar
  • Ankth
  • Migrenë
  • Kancer

Arsyet se pse nuk duhet t’i përdorni këto llamba janë të shumta:

Ato përmbajnë mërkur

Mërkuri është shumë i rrezikshëm veçanërisht për fëmijët dhe gratë shtatzëna. Ato janë veçanërisht toksike për trurin dhe sistemin nervor, mëlçinë apo veshkat. Gjithashtu, mund të dëmtojnë sistemin kardiovaskular, imunitar dhe atë riprodhues.

Llambat e kursimit të energjisë mund të shkaktojnë kancer

Një studim i kryer nga Peter Braun në Gjermani, ka gjetur se këto llamba përmbajnë komponentë si fenole, naftalinë apo stiren, lëndë helmuese dhe kancerogjene.

Ato lëshojnë shumë rreze ultravjollcë

Këto llamba mund të kursejnë energjinë, por ata lëshojnë shumërreze ultravjollcë. Ekspozimi për një kohë të gjatë pranë tyre mund të shkaktojë kancerin e lëkurës dhe është shumë i dëmshëm edhe për sytë. Ju mund t’i keni menduar ato si një shpëtim, por në fakt nëse lexoni të gjitha efektet negative që ato kanë, do t’i zhdukni menjëherë nga shtëpia juaj.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Preparati i ëmbël për zorrët e lidhura nyje…

Përgatitni kompresë nga shkumësi i shkollës, për t’i pakësuar dhimbjet në nyja!