A keni dëgjuar për lëngun para ejakulimit tek meshkujt? A është i rrezikshëm ai?

0 456

Nëse jeni aktiv seksualisht, mund ta keni pyetur veten ndonjëherë: A mund të mbetem shtatzënë nga lëngu para ejakulimit? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, fillimisht duhet ta dini çfarë është ky lëng.

Lëngu para-ejakulimit apo lëngu para-ejakulues, vërehet gjatë ereksionit në majën e penisit dhe është i pastër si kristal – edhe pse kjo dukuri mund të mos jetë e njëjtë te të gjithë meshkujt. Qëllimi i këtij lëngu është të ndihmojë në neutralizimin e ambientit acidik të ureterit, e gjithashtu t’i ofrojë mbrojtje spermës që udhëton përmes ureterit.

Ky lëng nuk përmban spermë, që do të thotë se vet lëngu nuk mund t’ju lë shtatzënë. Sidoqoftë, nëse ndonjë spermë ka ‘mbetur pas’ në uretër nga ndonjë ejakulim i mëhershëm, ai mund të vijë në kontakt me lëngun. Pra, sperma e mbetur nga ejakulimi i mëhershëm mund të del bashkë me lëngun para-ejakulues dhe të futet në trupin e femrës.

Ky është rasti më i mundshëm kur seksi vagjinal pa mbrojtje mund të shpiejë në shtatzëni. Posa të futet sperma në vagjinë, ajo e fekondon qelizën vezë, qoftë edhe nëse mashkulli e ka hequr penisin nga vagjina para se të ejakulojë.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...