A keni menduar ndonjëherë pse bletët ndërtojnë hoje gjashtëkëndore dhe jo pesëkendore?

0 80

Argumentet e urtësisë së jashtëzakonshme janë të dukshme në çdo gjë të gjallë që njeriu vëzhgon. Ekziston një karakteristikë dhe një teknologji e mahnitshme në trupin e një insekti apo të një peshku të vogël në thellësi të detit, e cila nuk do të arrihet kurrë nga njerëzit. Disa gjallesa që nuk kanë tru perfekt, kryejnë veprime tepër të komplikuara.

Për këtë jemi dëshmitarë vetë ne, sepse e dimë se ato veprime të njëjta nuk mund të kryhen nga njerëzit.

Bletët, këto krijesa të mrekullueshme që mahnisin njerëzit, prodhojnë më shumë mjaltë sesa kanë nevojë dhe e ruajnë atë në hoje. Struktura gjashtëkëndore e hojeve njihet nga të gjithë.

A keni menduar ndonjëherë pse bletët ndërtojnë hoje gjashtëkëndore dhe jo pesëkendore?

Matematikanët, duke kërkuar përgjigjen në ketë pyetje, arritën në një konkluzion; “gjashtëkëndorja është forma më e përshtatshme gjeometrike për shfrytëzimin maksimal të hapësirës disponuese. Një formë gjashtëkëndore kërkon një sasi minimale dylli për ndërtim dhe mban sasi maksimale të mjaltit”.

Metoda e përdorur në ndërtimin e hojeve është shumë interesante. Bletët e fillojnë ndërtimin e hojeve në dy-tre vende të ndryshme dhe endin hojet njëkohësisht në dy-tre rreshta. Megjithëse fillojnë nga vende të ndryshme, bletët ndërtojnë numër mjaft të madh gjashtëkëndëshash identikë dhe pastaj i endin hojet duke i kombinuar dhe duke u takuar në një pikë në qendër. Pika e lidhjes së gjashtëkëndëshave rregullohet aq bukur, saqë nuk ka asnjë shenjë që të shihet se janë kombinuar pjesët e hojeve.

Mbretëresha dhe punëtoret janë zemra e folesë, ndërsa meshkujt jetojnë të veçuar vetëm për t’u çiftuar me mbretëreshën.

Sipas zbulimeve shkencore, bleta është shumë më e zgjuar se superkompjuterët e sotëm me fuqi të mëdha. Truri i bletës mund t’i kryejë 10 trilionë veprime në një sekondë. Meqë ka një instinkt të tillë në punë, i cili vepron mbi bletët, i dirigjon dhe siguron harmonizimin e punës së tyre, atëherë kjo do të thotë që ekziston një urtësi, e cila sundon mbi të gjitha këto krijesa të vogla.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...