Keni shtypje të lartë të gjakut? Këtë ushqim assesi nuk bën ta hani

0 482

Krahas marrjes së terapisë, shtypja e gjakut mund të rregullohet edhe me ushqim të drejtë. Ekspertët rekomandojnë që ta shmangni këtë ushqim nëse keni shtypje të lartë të gjakut.

Prodhimet e mishrave të terur
Këto prodhime të shijshme mund të jenë bombë e vërtet natriumi. Vetë përgatitja e këtij mishi kërkon shtesë goxha të madhe kripe. Ushqimi i cili përmban përqindje të kripës janë prodhimet e mishrave të terura, picat e ngrira, lëngjet e blera nga pemët dhe perimet, prodhimet nga domatet e konservuara…

Pica e ngrirë
Edhe vetë përbërësit e picës përmbajnë mjaft kripë – brumë, djathë, salcë domateje, prodhime mishrash të terur… Mirëpo, prodhuesit i shtojnë edhe më shumë kripë këtij specialiteti të shijshëm para ngrirjes në mënyrë që të ruajnë shijen.

Tranguj turshi
Konservimi i ushqimit nënkupton edhe shtesë kripe. Mirëpo, kripa e tepërt nga trangujt e zakonshëm mund të bëjë sfungjer për natrium. Sa më gjatë që të qëndrojnë perimet në lëng të njelmët, aq më shumë do të thithin kripën.

dining-and-blood-pressure

Domate nga konserva
Prodhimet siç janë salca e domateve, salca për brumëra nga konserva përmbajnë mjaft kripë. Vetëm një filxhan e këtyre prodhimeve mund të përmbajë edhe deri në 600 mg natrium.

Sheqeri
Siç e dini me siguri, konsumimi i shtuar i sheqerit mund të çojë në shtim peshe dhe në probleme të shumta shëndetësore. Gjithashtu, personat të cilët janë me mbipeshë u ekspozohen më shumë rrezikut nga ngritja e presionit të gjakut. Ekspertët rekomandojnë konsumim ditor më së shumti nëntë lugë të vogla sheqer.

Lëkura e pulës dhe ushqimi i përpunuar
Personat me hipertension do të duhej t’u shmangen yndyrave të ngopura, andaj nuk u rekomandohet personave të cilët vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut.

Kafja
Kjo pije e zezë mund të shkaktojë ngritje të shpejtë të shtypjes së gjakut. Nuk kafja i vetmi fajtor për ngritje të shtypjes së gjakut, por edhe të gjitha pijet të cilat përmbajnë kafeinë, siç janë pijet e gazuara dhe çaji.

Alkooli
Sasia e vogël mund të ulë shtypjen e gjakut, mirëpo sasia e tepruar e alkoolit mund të shkaktojë hipertension. Sekreti i shëndetit të mirë vërtet është në kujdes.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...