Kërthiza juaj është e madhe dhe e dalë… Ç’do të thotë kjo gjë për shëndetin tuaj?

0 396

Kërthiza është në forma dhe madhësi të ndryshme tek njerëz të ndryshëm. Ka shumë mite se pse disa njerëz kanë kërthizë të dalë dhe disa të tjerë e kanë atë brenda. Por, arsyeja e gjithë kësaj është mjaft e thjeshtë. Ata të cilët kanë kërthizën të futur brenda barkut përbëjnë rreth 90% të popullsisë. Pjesa e mbetur e kanë atë të dalë në sipërfaqe, në formën e një gunge të vogël.

Kjo e fundit vjen si rezultat i kordonit të kërthizës, i cili përdoret për transportimin e lëndëve ushqyese nga nëna te foshnja gjatë shtatzënisë. Ai prihet menjëherë pas lindjes. Gjatë këtij procesi, mjeku e lidh kordonin e kërthizës në mënyrë që të mund të zhduket nga barku. Gjatë javëve të para të jetës ,a jo përthahet dhe shkëputet nga barku.

Por, çfarë mbetet?

Një ‘’ gungë ’’ e vogël. Nëse keni përfunduar ose jo me këtë “gungë” të vogël është thjesht çështje fati. Kjo do të thotë se kur është prerë, ka mbetur më shumë se ç’duhej jashtë barkut.

Në disa raste, kjo shkakton edhe një problem shëndetësor, të njohur si hernia e kërthizës. Kjo ndodh kur një pjesë e zorrës nxirret jashtë përmes kërthizës. Hernia e kërthizës shfaqet më së shumti në vitin e parë të jetës, por kjo mund të ndodhë edhe në një kohë tjetër. Ajo mund të trajtohet me kirurgji në raste të shqetësimeve serioze.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. AcceptMë shumë