Këto janë arsyet pse keni dhimbje gjoksi…

Shpesh kur u dhemb gjoksi, femrat mendojnë menjëherë për më të keqen dhe i drejtohen mjekut dhe specialistit për të ditur nëse kanë kancer.

Në të vërtetë shkaqet që shkaktojnë dhimbjen janë të shumta dhe jo gjithmonë bëhet fjalë për faktorë të rëndë ose të rrezikshëm për shëndetin. Ndaj, përpara se të shqetësoheni është mirë që të zbuloni se cilat janë arsyet për të cilat ju dhemb gjoksi ndonjëherë.

1. Problemet hormonale

Gjatë fazës paramenstruale ose edhe gjatë ciklit, mund të përjetoni dhimbje gjoksi. Në këtë rast, shkaku kryesor vjen nga ndryshimi i nivelit të hormoneve femërore që provokojnë ndjesinë e dhimbjes.

Ka mundësi gjithashtu që gjoksi t’ju dhembë edhe gjatë ovulimit ose edhe nga pilulat kontraceptive.

2. Paslindja

Pas lindjes së fëmijës, mund të ndodhë që gratë të ndiejnë dhimbje në gjoks në rastin kur ato nuk mund të ushqejnë fëmijën me qumështin e gjirit për shkak të mungesës së tij. Padyshim, dhimbjet dhe ndjesinë e bezdisjes në gjoks mund ta ndieni gjatë fillimit të periudhës së paslindjes.

3. Mastiti, inflamacioni i gjirit

Bëhet fjalë për një inflamacion të gjirit që mund të shkaktohet nga lëndimet e shkaktuara pa qëllim nga foshnja apo bllokimi i ndonjë kanali të qumështit. Simptomat që vërehen në këtë rast, përveç dhimbjes në rritje, janë skuqja e zonës rreth thithave të gjirit dhe temperatura e lartë. Nëse ju ndodh kjo gjë, atëherë është mirë që t’i drejtoheni mjekut për të kuruar patologjinë.

4. Kistet

Në brendësi të gjoksit mund të formohen kiste të vogla, qeska të mbushura me ujë të shkaktuara nga gjëndra të ënjtura, të cilat provokojnë dhimbje. Nëse janë shumë të vogla nuk shkaktojnë ndonjë bezdisje të tillë sa për të shkuar te mjeku, por kur bëhen të mëdha dhe t’ju dhembin shumë, është mirë që t’i drejtoheni menjëherë specialistit për largimin e mundshëm të tyre.

5. Recipetat

Përtej arsyeve mjekësore mund të jenë edhe shkaqe të tjera që shkaktojnë dhimbje në gjoks. Për shembull, rasti i recipetave të ngushta është një prej tyre, që shkakton dhimbje jo vetëm në gjoks, por edhe në shpinë.

Vlerësimi i dhimbjes së gjoksit

Femrat duhet t’ia tregojnë mjekut të gjitha ankesat sa u takon dhimbjeve të vazhdueshme të gjoksit. Mjeku do të vlerësojë dhimbjen, do të marrë parasysh historinë personale të femrës, historinë familjare, zonën e dhimbjes, intensitetin dhe kohëzgjatjen e dhimbjes dhe shkallën në të cilën dhimbja ndërvepron me stilin e saj të jetës.

Mjekët poashtu, mund të realizojnë ekzaminime klinike të gjirit dhe, nëse është e patjetërsueshme, do t’u porosisin të bëjnë skanime të tjera shesë (si mamografi ose ultratinguj).

Këto do t’i ndihmojnë mjekut të përcaktojë nëse dhimbja është e lidhur me ndonjë problem tjetër të gjirit ose ndoshta kancer. Nëse nuk ka abnormalitete në gji, mjeku dhe gruaja duhet të vendosin së bashku për trajtimin me barna, nëse ai është i nevojshëm.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Këto bimë do të rrisin gjinjët në mënyrë natyrale!

Melhemi kundër dhimbjeve në nyja, muskuj dhe shpinë!