Këto janë katër raste të djegies vaginale dhe si t’i shërojmë ato…

0 140

Get real time updates directly on you device, subscribe now.

Kruajet apo djegiet vaginale është një shenjë se diçka jo e mirë po ndodh poshtë jush. Këtë lloj parehatie e përjetojnë shumica e femrave në një pikë.

Të pastrohesh çdo ditë në banje e ul pak këtë lloj simptome. Në disa raste, buzët e vaginës mund të jenë të prekura, jo brendësia e vaginës. Nëse djegia vazhdon dhe shkakton stres tek gratë, atëherë duhet të shkoni tek doktori. Në librin e saj “The Complete A to Z For Your V”, të Dr. Alyssa Dweck theksohet se kruarjet vaginale apo djegiet janë shenjë se diçka poshtë juve është duke ndodhur dhe se shumica e femrave e përjetojnë këtë gjë gjatë jetës së tyre.

Mosrahatia vaginale ndonjëherë bën që ju ta ndërroni stilin e jetës, siç është shmangia nga peshqirët sanitar aromatik dhe të bërit dush pas ushtrimeve.

Në disa raste mund të ndjeni edhe një kruarje të brendshme por këtu kemi të bëjmë me ekzemë që gjendet në buzët e vaginës dhe që mund të trajtohet me ndonjë locion të përshkruar nga gjinekologu. Dr. Dweck është një gjinekologe e njohur, e cila tregon se djegiet apo kruarjet ndikojnë në kualitetin e jetës së grave dhe bëjnë që shpesh herë ato ta vizitojnë gjinekologun.

Infeksioni

Rastet me djegie të vaginës zakonisht shkaktohen nga infektimi i lëngjeve vaginale, siç është myku apo bakteret vaginale (BV). Myku kryesisht shkakton edhe një lëng të bardh me erë, si dhe dhimbje apo therje gjatë seksit apo kur urinojmë.

Për dallim nga myku, bakteret shkaktojnë një aromë si peshku dhe vagina rrjedh lëng ngjyrë gri. Femrat në këto raste duhet të konsultohen me mjekun apo gjinekologun pasi që kjo gjendje mund të trajtohet lehtë në fillim dhe jo në fund ku mund të keqësohet djegia. Infeksionet seksualisht të transmetueshme shkaktojnë klaumedi apo gonorre, të cilat zakonisht nuk kanë simptoma, por ndonjëherë shkaktojnë kruarje.

Irritimi i jashtëm

Të mos bësh dush pas ushtrimeve apo të rrini me teshat e palestrës pas ushtrimeve gjithmonë janë fajtorët kryesorë të irritimit të jashtëm të organeve gjenitale të femrave.

Dr. Dweck thotë se dushi nuk bën të zëvendësohet me fshirje me ndonjë faculete higjenike apo sprej pasi që këto ndryshojnë PH-në e vaginës dhe prapë në fund do të keni djegie vaginale. Ajo poashtu rekomandon për gratë që t’i shmangen produkteve aromatike sanitare dhe detergjenteve pasi që kjo pengon pH-në e organit.

Ndryshimet hormanoale

Shkaktimi direkt i kruarjeve, ndryshimet hormonale bëjnë që mos të kemi lëngje të mjaftueshme e cila gjë shkakton kruarje.

“Pavarësisht se gjatë shtatzënisë, menopauzës, peri menopauzës apo hapave hormonalë për kontroll të lindjes, disa gra janë edhe pre e ndjenjave të kruarjes për shkak të thatësisë”, shpjegon Dr Dweck.

Një shkaktar tjetër është vulvodynia, e cila është një syndrom me dhimbje kronike që nuk është ende e qartë se çka ndikon në vaginë. Dr Dweck këshillon gratë që të vizitojnë gjinekologun nëse ato dyshojnë se vuajnë nga kjo gjendje.

Lëkura

Djegiet vaginale mund të jenë edhe irritomë e lëkurës së jashtme, por shumicën e herave mendojmë se ajo është e brendshme. Ekzema mund të irritojë lëkurën ku shkaktohen kruarje e mandej mund të kemi edhe djegie. Kjo gjendje mund të shpërndahet nëse nuk e trajtoni vaginën si duhet. Nëse nuk e trajtoni atëherë vizita të gjinekologu apo dermatologu është e pashmangshme.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...