Këto janë shkaqet që shkaktojnë infeksione vaginale!

Myku është një organizëm që normalisht jeton në mukozën vaginale në sasi të vogël. Infeksioni mykotik vaginal ndodh kur shtohet numri i qelizave fungale mykotike që rriten në vagine.

Të paktën 75% e femrave e përjetojnë qoftë edhe një episodë mykoze vaginale gjatë jetës së tyre. Edhe pse është një infeksion që jep shqetësime të konsiderueshme, nuk është serioz dhe është lehtësisiht i trajtueshëm.

Zhvillimi i infeksionit favorizohet në situata kur ulet pH vaginal nën 5. Një mukozë vaginale e shëndetshme ka baktere në sasi të konsiderueshme dhe pak qeliza mykotike.

Nuk është infeksion seksualisht i transmetueshëm dhe të gjitha femrat duhet të dinë se kjo imbalancë shkaktohet nga faktorë të ndryshëm si psh:

  1. Përdorimi i antibiotikeve
  2. Niveli i lartë i hormoneve estrogjenike që ndodh zakonisht gjatë shtatëzanisë, gjatë përdorimit të disa llojeve të kontraceptivëve oralë.
  3. Diabeti
  4. HIV
  5. Përdorimi i kortizonikëve
  6. Obeziteti
  7. Sëmundje kronike që ndikojnë në çrregullimet e imunitetit.
Siptomat kryesore të një infeksioni mykotik vaginal janë:
  • Djegie vaginale dhe në organet e jashtme genitale.
  • Kruajtje dhe skuqje.
  • Djegie apo dhimbje gjatë urinimit.
  • Djegie apo dhimbje gjatë marëdhënies seksuale.
  • Sekrecione vaginale të bardha, të trasha, të shtuara, pa erë.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Këshillat më të mira si t’i kontrolloni gjinjtë tuaj!

Ja përse seksi oral rrit inteligjencën tek gratë, gjithçka që duhet të dini!