Kirurgja 90­-vjeçare ruse vazhdon të kryejë 4 operacione në ditë!

Nëse keni menduar se në kirurgji nuk ka shumë befasi dhe kuriozitete, atëherë gaboheni.

Kirurgja më e vjetër në botë vazhdon të jetojë dhe ka 89 vjet teska gjendet në Moskë, shkruan Daily Mail.

Alla Ilyinichna Levushkina është kirurgja e cila punon në spitalin e qytetit Ryazan e sigurisht që për të pasur pamje sa më të qartë të pacientëve të saj, ajo gjithnjë ulet në një stol të vacant ndonëse është 150 cm e gjatë.

Kur u pyet nëse Levushkina do të heq dorë një ditë nga profesioni i saj, ajo dha një përgjigjie të papritur duke thënë ‘’Pse duhet të jetojë një kirurg, nëse nuk e bën punën e tij?’’.

Ajo ka kryer 10 mijë operacione gjatë karrierës së saj dhe është shprehur se nuk ka ndërmend të dalë në pension.

Alla Ilyinichna Levushkina ka mbi 68 vjet që punon me bisturi në dorë, thotë se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga profesioni i saj, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon fakti se vazhdon të kryejë nga katër operacione në ditë në një spital në qytetin Ryazan afër Moskës.

Edhe pse e gjatë vetëm 150 centimetra, ajo gjithmonë bën të pamundurën që të sigurohet se mund të arrijë të prek çdo pjesë të pacientit, shkruan CRI. 90-­vjeçarja ka punuar për më shumë se 30 vite si kirurge nëpër terrene malore të Rusisë, ku udhëtohej vetëm me helikopterë. Mosha e saj në profesionin që e ushtron ka pasur raste kur i ka shkaktuar probleme, pasi shumë pacientë ishin skeptikë nëse do të duhej të futeshin në duart e saj.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Nuses i merr flakë fustani, videoja e dasmës shqiptare shpërndahet në internet (VIDEO)

Çiftet që vërtet e dashurojnë njëri-tjetrin shtojnë më shumë peshë