Kjo banjo do të largojë toksinat nga trupi juaj, përmirësojë funksionin e muskujve, nervave dhe qarkullimin e gjakut!

Kultura të shumta kanë përdorur kripërat mijëravjeçare Epsom për shkak të vlerave të dobishme që mbartin. Ato janë të lira dhe mund të gjenden lehtësisht.

Emri i tyre vjen nga burimi i hidhur i kripës Epsom në Surrey, Angli. Kjo kripë është e ndryshme nga të tjerat, pasi është një përbërje minerale e pastër e magnezit dhe sulfatit, të cilat ofrojnë përfitime të fuqishme shëndetësore dhe detoksifikojnë gjithë organizmin.

Ato absorbohen lehtë përmes lëkurës dhe hyjnë në qarkullimin e gjakut. Lëkura është një membranë poroze që i thith dhe heq toksinat.

Kur shtohet në ujë, këto kripëra stimulojnë një proces të njohur si osmozë e cila eliminon kripën dhe toksinat e rrezikshme nga trupi, duke lënë hapësirë për magnezin dhe sulfatin për të hyrë në sistem.

Magnezi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për më shumë se 325 enzima, zbut inflamacion, rrit funksionimin e nervave dhe muskujve, nxit qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin në të gjithë trupin.

Përdorimi i banjove të rregullta me Epsom ndihmon në rastin e dhimbjeve të muskujve, trajton sëmundjet dhe dhimbjet kronike, lehtëson inflamacionin dhe rregullon balancën minerale.

Para përdorimit të këtyre kripërave, gratë shtatzëna, njerëzit me sëmundje kardiovaskulare, ato me djegie të hapur ose plagë të trupit duhet të konsultohen me një mjek.

Si të bëni një banjë me kripë Epsom:

Gjithsej kjo do t’ju marrë 60 minuta kohë. Trupi ka nevojë për 20 minuta për të eliminuar toksinat dhe 20 për të absorbuar mineralet në ujin e banjës. Në një banjë të mbushur me ujë të ngrohtë, shtoni kripërat Epsom në shumat e listuara më poshtë:

  • Fëmijët nën 28 kilogramë duhet të shtojnë ½ filxhan me kripë (filxhani duhet të ketë madhësi standarte)
  • Njerëzit me peshë rreth 50 kg të shtojmë një filxhan të plotë me kripë.
  • Njerëzit me peshë rreth 68 kg të shtojnë një filxhanë e gjsymë me kripë.
  • Njerëzit me peshë rreth 90 kg ose afër kësaj shifre duhet të shtojnë dy filxhanë me kripë.
    Gjeni se cilit numër nga të lartëpërmendurat i afrohet më shumë pesha juaj dhe llogarisni sa kripë duhet të shtoni në banjon tuaj të detoksit.
Këshilla shtesë:

Për të rritur përfitimet e banjës, shtoni 1/2 filxhan vaj ulliri, i cili është i dobishëm për lëkurën dhe përmban polifenole. Gjithashtu mund të shtoni pak xhenxhefil i cili do të rrisë nivelet e nxehtësisë dhe do të nxjerrë më shpejt toksinat.
Shmangni sapunin pasi ai do të ndërhyjë në procesin e detoksit dhe veprimin e mineraleve.

Pastaj pushoni për 1-2 orë.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Rreziqet që fshihen prapa shputës së rrafshët…

Lëvorja e mollës ju ndihmon në humbjen e kileve…