Kjo është receta më e fuqishme për trajtimin e hemorroideve!

0 231

Hemorroidet janë struktura të enëve të gjakut, të cilat përhapen në anus. Kur fryhen dhe tejskuqen, ato kthehen në dhimbje të mundimshme dhe krijojnë vështirësi në jashtëqitje. Shkaqet më të zakonshme të hemorroideve janë: mungesa e fibrave në dietë, disa probleme të tretjes si kapsllëku, hidratimi jo i rregullt në atë zonë etj.

Kapsllëku dhe hidratimi i papërshtatshëm nuk lejojnë që sistemi i tretjes të funksionojë në një nivel optimal, gjë që mund të rezultojë në hemorroide të përflakura. Më shumë se 50% të njerëzve, në një pikë në jetës u shfaqen hemorroidet (për të dyja gjinitë, në mënyrë të barabartë).

Për t’i kuruar dhe trajtuar sa më shpejtë dhe natyralisht, njihuni me 5 recetat e mëposhtme:

Aloe Vera

Aloe lufton kapsllëkun, inflamacionin dhe punon kundër përhapjes së hemorroideve. Xheli i aloe verës zbut dhimbjen dhe mban të freskët dhe të pastër pjesën ku hemorroidet janë përhapur.

Kripë kristalore

Përzierja e kripës kristalore dhe glicerinës është një trajtim shumë efektiv për hemorroidet.
Ja se si ta përdorim atë:

Përbërësit:
  • 2 lugë kripë kristalore,
  • 2 lugë glicerinë.
Udhëzime:

Thjesht kombinojini përbërësit së bashku në një tas, pastaj aplikojeni përzierjen në hemorroide dhe vendoseni një garzë. Lëreni për 20 minuta dhe përsëriteni procedurën 3-4 herë në ditë derisa simptomat të zhduken.

Uthull molle

Është një ilaç i madh natyror për një sërë problemesh shëndetësore duke përfshirë hemorroide. Uthulla e mollës është opsion i thjeshtë dhe efektiv, edhe pse mund të irritojë lëkurën tuaj, prandaj sigurohuni që ta holloni me ujë. Për ta përdorur atë, përzieni në sasi të barabarta uthullën dhe ujin, pastaj me një pambuku merrni pak nga kjo dhe aplikojeni mbi hemorroide.

Vaj kokosi

Vaji i kokosit është një tjetër përbërës tepër i shëndetshëm që mund të ndihmojë në rastin e hemorroideve. Thjesht merrni pak nga ai dhe me anë të një pambuku aplikojeni në hemorroide butësisht. E lini për disa minuta dhe më pas pastrojeni me ujë. Procesi mund të përsëritet disa herë në ditë.

Lëng limoni

Lëngu i limonit përmban një shumëllojshmëri antioksidantësh që mund të luftojnë dhimbjen dhe mund të trajtojnë hemorroidet. Lëngun e limonit merreni me një pambuk dhe e aplikoni në zonën e prekur çdo 6 orë derisa dhimbja të zhduket.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...