Kujdes: Këto simptoma tregojnë se keni mungesë të proteineve

0 43

Proteina është e rëndësishme për trupin e njeriut sepse e ndihmon atë të ndërtojë dhe t’i riparojë indet e ndryshme. Proteina mund të përdoret edhe për krijimin e enzimave, hormoneve dhe kimikaleve tjera trupore.

Kjo substancë është pjesë e rëndësishme e eshtrave, muskujve, lëkurës, gjakut, etj., prandaj mungesa e sasisë së proteinës mund të shpie në simptoma të ndryshme dhe të pakënaqshme.

Ja disa nga shenjat të cilat tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë proteina:

  1. Ndjeheni të shqetësuar
    Amino acidet janë tullat ndërtimore të çdo gjëje në trupin tonë. Kjo përfshin edhe neurotransmituesit. Sintetizimi i amino acideve prodhon dopaminë dhe serotoninë – dy kimikale të cilat janë përgjegjëse për memorien, lumturinë, etj. Prandaj, mungesa e proteinës ndikon që ju të ndjeheni të shqetësuar dhe pa diskonim.
  2. Lëndoheni shpesh
    Proteina është pararendës i absorbimit të kalciumit; ky i fundit është përgjegjës për forcimin e eshtrave tanë. Duke marrë parasysh këtë, nuk është aspak befasuese fakti se mungesa ep proteinave mund të shpie në lëndime të muskujve dhe të eshtrave. Nëse nuk keni sasi të duhur të proteinave në trupin tuaj, ju jeni më të prirë t’i thyeni eshtrat.
CILAT USHQIME JANË BURIME TË MIRA TË PROTEINËS?

Përveç mishrave, vezëve, peshkut dhe produkteve djathore që konsiderohen si burime të mira të proteinës, ekzistojnë edhe shumë pemë e perime që përmbajnë sasi të larta të proteinës. Ndër këto ushqime janë bajamet, kërpi, tërshëra, etj.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...