Kujdes nga qëndrimi “këmbë përmbi këmbë”!

0 83

Nëse qëndrojmë ulur me këmbët e kryqëzuara për mbi tri orë në ditë, mund të kemi probleme me shtrembërimin e shtyllës kurrizore, të kemi dhimbje qafe etj.

Të gjithë i kryqëzojmë shpesh këmbët por jo të gjithë e dimë se ky veprim ka pasoja të rënda për shëndetin dhe organet tona.

Vendosja e këmbës përmbi këmbë është bërë tani një ves sidomos për femrat.

Studime të ndryshme tregojnë se kur ju rrini ulur për një kohë të gjatë me këmbë të kryqëzuara, presioni i gjakut në trupin tuaj, rritet.

Ky pozicion gjithashtu dërgon gjakun nga këmbët tek gjoksi dhe çon në rritjen e tensionit të gjakut.

Një studim tjetër ka treguar se nëse qëndrojmë ulur me këmbët e kryqëzuara për më shumë se tri orë në ditë, mund të rezultojë në shtrembërim të shpinës, dhimbje qafe.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...