Kujdes prindër: Këto nuk janë bonbone, por drogë vdekjeprurëse!

0 244

Në Perëndim ka dalë një drogë e re, që po shpërndahet nëpër shkolla, kryesisht në Gjermani. Por, ekziston rreziku që ajo të arrijë edhe në Ballkan.

Ka aromën e luleshtrydhes, ndërsa duket si karamele gome. Në fakt, fjala është për një drogë sintetike kristalore (Crystal Meth), një lloj amfetamine që mund të vras, tërheqin vërejtjen ekspertët.

Është kjo një drogë që futet në kategorinë e “kokainës së të varfërve”. Procesi i prodhimit është i lehtë, ndërsa kur përdoret një kohë më të gjatë, shkakton çrregullime në organe dhe ato psikike që pasojë mund ta kenë vdekjen.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...