Kujdesi i organit gjenital tek djemtë e vegjël, këto gjëra duhet t’i dijë çdo nënë!

Shumica e nënave janë të painformuara përsa i përket kujdesit të penisit dhe skrotumit tek djemtë e tyre.

Kujdesi i lafshës së penisit

Lafsha e penisit është pjesa e lëkurës që mbulon kokën e penisit. Synetia apo ndërhyrja kirurgjikale është mjaft e shpeshtë tek shqiptarët.

Një gjë e tillë konsiderohet si një veprim i shëndetshëm, andaj është mirë që ta kryeni tek fëmijët tuaj.

Testikujt dhe skrotumi

Në përgjithësi, ju duhet të jeni të kujdesshëm për t’u siguruar që testikujt e fëmijëve janë të lëvizshëm. Mund të ekzistojnë mundësia që njëri nga testikujt të mos zbres poshtë, por ka një rrugëdalje. Në rast se nuk lëshohet poshtë deri në moshën 2-vjeçare, preferohet ndërhyrja kirurgjikale.

Këshilla për t’u kujdesur për organet gjenitale të djemve të vegjël
  • Trajtoni skrotumin dhe penisin e foshnjës si çdo pjesë tjetër të trupit kur lani – nuk keni nevojë të pastroni nën lafshë dhe sigurohuni që sapuni të jetë shpëlarë nga pjesa.
  • Asnjëherë mos e tërhiqni me forcë lafshën e foshnjës e cila mund të shkaktojë gjakderdhje, dhimbje dhe infeksion.
  • Ndërrojani pelenat shpesh! Mos e lini kurrë fëmijën tuaj me një pelenë të ndotur ose të lagur për një periudhë të gjatë kohore pasi kjo mund të çojë në infeksion
  • Mos përdorni kremra në penis, lafshë apo skrotum (përveç nëse këshillohet nga mjeku).
  • Kini kujdes të mos përdorni shumë sapun në organet gjenitale, të cilat mund të shkaktojnë acarim.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Si të ndalojmë lëvizjen e pavullnetshme të syrit me trajtime natyrale!

Ngrijeni uthullën e mollës! Ja çfarë efekti ka për hemorroidet brenda 24 orëve!