Kultivoni mandarina në shtëpi, do të mahniteni sa lehtë është!

Ndoshta fryti më i shijshëm citrik është mandarina sepse posedon shije të mahnitshme dhe aromë të pa rezistueshme. Kjo është arsyeja se përse fryti është aq i njohur për njerëzimin.

Përveç që është tejet i shijshëm, fryti vjeshtor ju ofron edhe shumë të mira shëndetësore. Konsumimi i mandarinës ndihmon në forcimin e sistemit të imunitetit, përmirësimin e funksionit të mushkërive, përmban veti antipezamtuese etj.

Megjithatë, pjesa më e mirë e këtij fryti është se mund ta kultivoni vet, qoftë në oborr apo në saksi të luleve. Nëse nuk dini si ta bëni këtë, mos u brengosni sepse është një gjë shumë e lehtë dhe e thjesht.

Si të kultivoni mandarina:
  • Merrni një saksi të luleve me madhësi mesatare dhe sigurohuni që në fund të ketë vrima. Vrimat shërbejnë për kullim.
  • Për të pasur kullim më të mirë, duhet të përdorni tokë organike dhe gurë të vegjël në fund. Nëse dëshironi mund të përdorni edhe pak rërë për ventilim më të madh.
  • Pas kësaj, futini farat dhe mbuloni shumë mirë, pa i shtypur shumë.
  • Saksinë e luleve e ekspozoni ndaj dritës së diellit
Kujdesi:
  • Sigurohuni ta ujitni bimën kur është tharë toka deri në tre centimetra
  • Gjithmonë preni degët e thyera apo të thara
  • Vendosni pleh të pasur me hekur, zink dhe magnez herë pas here
  • Mandarinat duhet të mblidhen me kujdes pa i dëmtuar
  • Siç po e shihni, nuk është nevoja të blini mandarina të spërkatura me bojë në dyqan, por mund ta kultivoni një të tillë në shtëpi.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Po ju bien flokët shumë këtë periudhë? Ja çfarë duhet të bëni që të rriten përsëri..

Vetëm një gotë e kësaj pije do të mjaftojë që të mos keni më probleme me mëlçinë!