Kunguj në tavë me vezë dhe djathë të bardhë!

Ju duhet një ide e këndshme për drekën e sotme? Jeni “në kërkim” të shijeve të paprovuara më parë?
Sugjerimi i ditës është kunguj furre me vezë dhe djathë të bardhë.

Përbërësit (për 2-3 persona):
  • 4-5 kunguj të vegjël,
  • 150 gr djathë i bardhë,
  • 1 dorë kopër,
  • 3 kokrra vezë,
  • ¼ gotë qumësht,
  • Vaj ulliri,
  • Pak piper i zi, sipas dëshirës.
Përgatitja:

I presim kungujt në copa të vogla (rrethore ose gjysmë rrethi) dhe i skuqim me vaj ulliri në zjarr të ngadaltë për 15-20 minuta. Duke u skuqur kungujt lëshojnë shumë ujë dhe ndërkohë zbuten. Rrahim vezët dhe i përziejmë me qumështin, djathin dhe koprën e grirë. I përziejmë të gjitha me kungullin e përgatitur. Masën e hedhim në tepsi dhe e pjekim për gjysëm ore.

Këshillohet të shoqërohet me sallatë jeshile ose rukola.

Ju bëftë mirë!

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Kjo recetë e bërë nga hudhrat do të “hekurosë” rrudhat tuaja brenda 7 ditëve!

Shërojeni pezmatimin e sinuseve për pesë ditë!