Kur duhet lagur furça e dhëmbëve, para apo pas kolinozit? Ja ç’këshillojnë dentistët…

Në qoftë se sapo keni mbaruar së ngrëni drekë dhe po bëheni gati për të larë dhëmbët, me siguri gjëja e fundit që ju shkon ndërmend është nëse duhet ta lagni me ujë furçën para se të vendosni kolinozin apo jo.

Një pyetje e parëndësishme në pamje të parë, apo jo?

Megjithatë ka mjaftuar një postim në rrjete sociale që të ndezë diskutimet mes komentuesve, por edhe studiuesve aq sa kësaj çështjeje t’i kushtohet një rëndësi e veçantë edhe në gjigantin BBC.

Sipas Nigel Carter, drejtor ekzekutiv i ‘’Oral Health Foundation”, furça e dhëmbëve nuk duhet lagur me ujë as para e as pasi të vendosni kolinozin pasi uji dobëson qimet e furçës dhe nuk bën efektiv pastrimin e dhëmbëve.

Kurse kolegu i tij, profesor Damien Walmsley..këshilltar shkencor i ‘’British Dental Association” thotë se mund të lagni furçën me ujë si para dhe pasi të shtoni kolinozin mbi të. E rëndësishme është që fluori të jetë në kontakt me të shprehet ai.

Si përfundim lani dhëmbët sa më shpesh, pastroni gurëzat pasi edhe kjo çështje nuk gjen përgjigje.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Ilaçi popullor kundër gastritit…

Gratë shtatzëna duhet ta dinë këtë problem që mund të shfaqet në vaginë…