Kurrë nuk do të keni stomak të rrafshët nëse i konsumoni këto ushqime të shëndetshme!

0 269

Mendimet për të arritur një bark të rrafshët nuk pushojnë asnjëherë. Por, pa marrë parasysh se sa pompa bëni apo sa gota çaj mente pini për të pasur një stomak të rrafshët, disa nga ushqimet e shëndetshme që i keni në frigorifer në fakt mund të kenë efekt krejt të kundërt.

Profesori Lin Chang tregon për ushqimet e shëndetshme që ju fryjnë stomakun dhe duhet t’i shmangni.

QEPA

Qepa mund të duket si një perime joarmiqësore, por ekspertët thonë se janë të mbushura me karbohidratin e quajtur fruktan, i cili vështirë se absorbohet nga trupi dhe ndikon në mbajtjen e ujit në zorrë. Kjo më pas shkakton gazra dhe fryrje.

BROKOLI

Është konsideruar si një ndër perimet më të shëndetshme, por brokoli mund të shkaktojë gazra në stomak, pasi që përmban një karbohidrat të quajtur “raffinose”. Kjo nuk tretet nga trupi, sepse trupi nuk prodhon enzimën e kërkuar, kështu që përfundon e fermentuar duke shkaktuar fryrje.

SHALQIRI

Mund të jetë zamër e shijshme verore, por shalqiri është përplot me fruktozë dhe rreth një e treta e trupit të njeriut nuk mund ta absorbojë si duhet. Si rezultat i kësaj, jua mbush stomakun me gazra.

JOGURTI

Shumë njerëz e cilësojnë jogurtin si zamër të shëndetshme të mesditës, por lloje të caktuara të tij ju fryjnë stomakun falë përmbajtjes së tij të lartë me sheqer, që fermentohet në stomak dhe ju lë në gazra. Sigurohuni të merrni jogurt grek me yndyrë, i cili për 1/3 ka më pak sheqer.

BISHTAJAT

Bishtajat janë përplot me ato që quhen niseshte rezistente, fibër që nuk tretet dhe që shkakton fryrje. Gjethet e bishtajave për t’i zhytur në ujë gjatë natës e thyejnë përmbajtjen me niseshte.

GRURI

Gruri përmban sasi të madhe të fruktanit, fibër kjo që nuk tretet. Shumë njerëz janë jotolerues ndaj glutenit dhe mbesin në mënyrë ekstreme plot stomakun me gazra, madje edhe vuajnë nga kapsllëku.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...