Ky çaj në kafjall ju ndihmon të humbni peshë…

0 71
Ky është një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e çajit.

Tashmë keni dëgjuar se çaji i gjelbër ndikon në humbjen në peshë. Por tani studiuesit nga “University of California”, Los Anxhelos, kanë raportuar se çaji i zi mund të ndihmojë në promovimin e humbjes në peshë.

Jo vetëm se çaji i zi ofron kafeinën në mëngjes për të cilën keni nevojë, por po ashtu ka disa veti të hatashme për humbjen në peshë.

Po ashtu, të njëjtit ekspertë nga ky universitet kanë pohuar se çaji i zi mund të ndihmojë edhe në prodhimin e baktereve të shëndetshme në zorrë e madje edhe ta forcojë metabolizmin.

Anët e mira të çajit të zi:
  • rrit energjinë;
  • kthjell dhe forcon përqendrimin;
  • është antioksidues natyral;
  • ndikon në masë parandaluese te disa forma të kancerit;
  • ul rrezikun nga diabeti;
  • ul kolesterolin;
  • ul rrezikun për sëmundjen e Parkinson-it;
  • ndikon si masë parandaluese te osteoporoza;
  • përshpejton metabolizmin;
  • ul rrezikun nga sulmi në zemër.
Anët e këqija të çajit të zi (nëse pini më shumë se 3 apo më shumë gota në ditë):
  • shton ankthet;
  • shkakton probleme me gjumë;
  • dhimbje të kokës;
  • urinim të shpeshtë;
  • ritëm jo i rregullt i zemrës;
  • mundime dhe të vjella.
Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...