Lëkura e mollës, ideale si parfum dollapesh ose pastrues enësh

Mollët janë një ndër frutat më të mira për shëndetin, por në pjesën më të madhe të rasteve ne i konsumojmë ato pa lëkurë, më shumë për çështje higjienike. Jemi mësuar gjithmonë ta hedhim “mbulesën” e mollës pa menduar asnjëherë për faktin se ajo mund të përdoret për diçka tjetër në shtëpi dhe veçanërisht në kuzhinë, në mënyrë efikase dhe ekologjike.

Parfum për dollapët

Lëkura e mollës gjithashtu mund të thahet dhe të përdoret si aromatizues për dollapët. Ajo duhet të copëtohet në pjesë të vogla dhe sapo të forcohen, futini në një kuti kartoni. Raftet dhe tërë dollapët do të marrin aromën e tyre të mirë tipike. Kjo në fakt është një mënyrë origjinale aromatizuese e vjetër, ku shpikëse kanë qenë gjyshet tona.

Pastruese enësh

Lëkurat e mollës përmbajnë acide të cilat janë të afta për të larguar njollat e vështira nga enë të ndryshme. Sekreti është që mbulesën e frutës ta zieni për 30 minuta në ujë dhe më pas me të të lani sipërfaqet e papastra: në fund të “operacionit” gjithçka do të shkëlqejë.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Nuk keni nevojë për operacion! Ja si mund t’i hiqni të gjitha llojet e cisteve…

Studimi amerikan: Ja sëmundjet që parandalon synetllëku