Lëngu natyral për shikim më të mirë dhe metabolizëm!

0 94

Kombinimi në veçanti i disa përbërësve të caktuar në këtë lëng do të ndihmojë në parandalimin e degjenerimit makular dhe kataraktit, derisa ndihmon edhe në lëndimet e mundshme të syve.
Është i mirë po ashtu edhe për metabolizmin.

Lëng për shikim më të mirë dhe metabolizëm më të shpejtë

Ky lëng natyral, i mbushur me plot vitamina, është recetë e shëndetshme për sytë dhe metabolizmin. Vjen nga kombinimi i përbërësve organikë, me pak kalori: Xhel nga aloe vera Arrat Mjalti Lëngu i limonit

Vetitë shëruese të xhelit të Aloe veras

Xheli nga bima aloe vera është përdorur kohë të gjatë për shumë ilaçe të ndryshme shtëpiake. Substancat e saj rritin prodhimin e qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut. Për më shumë, stimulojnë edhe indet e gjalla dhe inkurajojnë shërimin e tyre.

Vetitë shëruese të arrave

Të pasura me aminoacide esenciale dhe antioksidues, arrat rekomandohen shumë për të përkrahur shëndetin e syve. Konsumimi në masë inkurajon eliminimin e helmeve, derisa përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ulin nivelin e kolesterolit.

Vetitë shëruese të mjaltit

Mjalti ka efekte kundër mikrobeve. Fuqitë e mjaltit prej një antibiotiku e bëjnë të dobishëm për shëndetin e syve, pasi parandalojnë infeksionet dhe sëmundjet kronike. Përmbajtja e tij me sheqer natyral ndikon në përshpejtimin e metabolizmit dhe ju furnizon me energji. Nxit edhe shkrirjen e kalorive.

Vetitë shëruese të lëngut të limonit

Në fund, lëngu i limonit ofron shumë dobi për sistemin imun, shëndetin e syve dhe metabolizmin. Është një nga burimet më të mira për vitamina C. Është antioksidues i fuqishëm, që lidhet me parandalimin e kataraktit dhe degjenerimit makular.

Përbërësit:
  • 6 lugë xhel aloe vera (100 gr)
  • 1/2 e gotës arra të shtypura (50 gr)
  • 1 lugë mjaltë (25 gr)
  • Lëngun e dy limonëve
Udhëzimet:

Së pari, pastrojini gjethet e bimës aloe vera dhe nxirreni xhelin me një lugë. Pastaj, xhelin e derdhni në një enë me ujë dhe e lini të vlojë për 10 minuta. E ftohni në frigorifer për 12 orë. Më pas, e shtoni në blender bashkë me përbërësit e tjerë dhe i përzieni mirë.

Konsumojeni gjysmë ore para drekës ose darkës nga një lugë gjelle.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. AcceptMë shumë