Lëngu nga pjepri, molla e gjelbër dhe trangulli, për humbje të shëndetshme në peshë!

Ju rekomandojmë ta pini këtë lëng për dy javë, me pjepër, mollë të gjelbër dhe tranguj, për të humbur në peshë. Thjesht është një ilaç popullor që pastron trupin dhe e shpejton punën e metabolizmit, falë mollëve të gjelbra. Po ashtu, është lëng i shijshëm, që ofron energji nëse e filloni ditën me të. Efektet pozitive do t’i vëreni vetëm pasi ta keni konsumuar disa javë.

Konsumojeni këtë përzierje, sepse është mënyra e duhur për ta përmirësuar ushqimin dhe përshtatet mirë me kafjallin. Mos harroni ta përcillni me fibra dhe proteina.

Përzierja për humbje në peshë, me pjepër, tranguj dhe mollë të gjelbra

Në fillim ju rekomandojmë të mos vendosni ëmbëltues në këtë lëng. Ky lëng është i shëndetshëm, ofron energji dhe pastron organizmin. Kjo edhe është arsyeja pse është me rëndësi që përbërësit të janë organikë.

Pjepri

Sasia e sheqernave natyrale në pjepër plotëson nevojat me sheqer, pa dëmtuar shëndetin tuaj. Pjepri po ashtu përmban ujë, fibra dhe antioksidues. për më shumë, kanë pak kalori.

Mollët e gjelbra

Në këtë lëng shtoni mollët e gjelbra bashkë me lëvoret. Pasi që është e pasur me pak kalori dhe sodium, rregullon peshën. Nëse konsumoni mollët e gjelbra në kombinim me trangull, do të lejojnë që fibrat ta fillojnë punën e tyre në traktin e zorrëve

Trangujt

Trangujt i takojnë së njëjtës familje sikurse pjepri. Është ushqim që na hidraton, pastron trupin nga helmet dhe redukton nivelin e kolesterolit. Po ashtu, trangujt parandalojnë mbetjet e lëngjeve në trup. Për më shumë, trangujt janë të pasur me enzima dhe me vitamina.

Përbërësit:
  • 1 gotë pjepër (150 g);
  • 1 mollë të gjelbër;
  • 1 trangull;
  • 1 gotë ujë.
Udhëzimet:

Së pari duhet pastruar mollën dhe trangullin. Mollën mos e qëroni, por duhet ta ndani në pjesë në mënyrë që t’i hiqni farat. Trangullin e qëroni dhe e ndani në copëza për t’u përzier më lehtë në blender. Pjepri le të jetë sipas dëshirës suaj, e ndani dhe ia hiqni farat. Më pas, shtoni pjeprin, pjesët e mollës dhe trangullin në blender. E përzieni dhe shtoni një gotë me ujë.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Ide e keqe: Përse bananet nuk janë të dobishme për kafjall?

Shurupi shtëpiak që largon problemet me frymëmarrje!