Lëngu që për dhjetë ditë ‘thyen’ gurët në veshka!

Të dhënat tregojnë se si një në njëzet persona gjatë jetës do të ketë të formuar gurë në veshka, të cilët derisa kalojnë nëpër traktin urinar mund të jenë shumë të dhimbshëm. Por, falë vetëm një artikulli ushqimor, problemin e gurit në veshkë mund ta “zgjidhni” brenda dhjetë ditësh.

Shumica e gurëve në veshka mund të kalojnë përmes kanalit urinar brenda 48 orësh pa problem, prandaj nevojitet të pini sa më shumë lëngje. Por, nëse bëhet fjalë për gur më të mëdhenj, dhimbjet janë të padurueshme mirëpo, këtë problem mund ta zgjidhni në mënyrë natyrale, e një nga ilaçet më të mira shtëpiake fshihet në vetëm një artikull.

Bëhet fjalë për kokrrën e melit, që në mjekësi përdoret shumë moti, e përmes saj brenda dhjetë ditësh mund ta shëroni këtë problem. Meli është lloj i drithit, shumë i shëndetshëm.

Lëngu kundër gurëve në veshka
Përbërësit:
  • 200 gramë mel;
  • 2 litra ujë;
  • një enë 3 litra;
  • kavanoz prej qelqit e kapak.
Mënyra e përgatitjes:

Në mbrëmje, para gjumit, e shpëlani melin në ujë të ngrohtë dhe e lini të qëndrojë gjatë natës. Në mëngjes, melin e vendosni në enë më të madhe. Ngrohni 2 litra ujë dhe e derdhni në enën me mel. E mbuloni me kapak dhe e lini të qëndrojë gjithë ditën.

Në mbrëmje, apo mëngjesin tjetër, e përzieni gjithë melin dhe e kulloni, e lëngun e vendosni në kavanozin prej qelqit dhe e mbyllni. Lëngun e pini çdo ditë, 10 deri 15 ditë, në sasi të pakufizuara (minimumi një gotë në ditë).

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Hiqeni qafe dhimbjen e kokës për pesë minuta!

Kjo pije e famshme shkatërron tiroiden tuaj. Po ju e pini atë?