Letër njeriut që nuk mendoj që do ta heq ndonjëherë nga mendja

I dashur ti,

Mendoj për këto pak vite të kaluara, të parët e atyre shumë që do të kaloj pa ty. Është çmenduri kur e kuptoj që nuk ke qenë pjesë e tyre. Ndonjëherë më duket e vështirë të pranoj që gjërat do jenë kështu, jo vetëm mes nesh, por edhe për mua.

Është e rëndë të pranoj që do më duhet të vazhdoj ta jetoj këtë jetë, të jetoj me vendimet që kam marrë dhe që nuk mundem t’i kthej mbrapsht.

Të lutem mos më keqkupto. Nuk është trishtim ky që dëgjon në fjalët e mia. Ajo fazë ka kaluar. Nuk ndiej trishtim që të kam lënë të shkosh. Nuk ndiej më trishtim as kur mendimi për ty më buthton në kokë. Nuk më dhemb më kur të imagjinoj ty që ke bërë përpara me jetën tënde. Sigurisht, do gënjeja, sikur të thosha që këto mendime më gëzojnë, por të paktën nuk më dërrmojnë si më parë, jo shumë kohë më parë.

Është e vështirë ta shpjegoj ekzaktësisht situatën ku gjendem. Është tokë e panjohur. Dikur ti ishe fari që më drejtoje në breg, që më jepje siguri dhe një ide ku mund ta gjeja shtëpinë, por ajo dritë nuk shkëlqen më. Të paktën, jo për mua.

Është jonormale nëse them që jam OK me këtë? Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Nuk ndihem mirë. Nuk ndihem keq. Jam OK. Dhe mendoj që është më e mira që mund të kërkoj për momentin. Pjesa më e vështirë është të pranoj që nuk pata kurrë për ty rëndësinë që ti pate për mua, aspak.

Nuk dua të them që ti nuk më deshe, sepse e di që po. Po përsëri, ja ku jemi. Unë jam ulur këtu duke shkruar këtë letër dhe ti je…diku. Pa mua, duke u marrë me gjërat e tua, duke qenë personi fantastik që ke qenë gjithmonë.

E di që unë nuk zë më asnjë vend në mendjen tënde, edhe pse ti në mendjen dhe zemrën time do kesh gjithmonë vend.

Nëse dikush do më pyeste nëse e kam kaluar, do thosha po. Nuk ka dyshim në mendjen time që e kam kaluar. Kam kapërcyer një pengesë që nuk isha e sigurt nëse do mundesha ta kapërceja. Nuk më duhej të kaloja vetëm thyerjen e zemrës. Ishte gjithçka që vjen me të. Trishtimi. Mungesa e dëshirës për të bërë diçka. Humori i keq. Të gjitha ato veprime të vogla që nisa të bëja për të hequr mendjen, një përpjekje e mjerë për të bindur veten që ti nuk kishe rëndësi për mua.

Por ti ke. Ti ke rëndësi për mua më shumë sesa mendon. Dhe më e keqja është që asgjë nuk do e ndryshojë. Për aq kohë sa unë do vazhdoj të jem unë, dashuria ime për ty nuk do të zhduket kurrë plotësisht. Nuk të dua në mënyrën si Romeo donte Xhulietën. Të dua si Hëna do Diellin. Ndërkohë që nuk mund të na kryqëzohen më kurrë rrugët, do jetë gjithmonë ky fill që ekziston dhe do të ekzistojë sa kohë të jemi ne.

Kam diskutuar gjatë çfarë është dashuria në të vërtetë …por tani e di. Është të duash t’ia dish për tjetrin. Jo sepse e do këtë gjë, apo sepse e ndien që duhet, por sepse nuk ke asnjë opsion tjetër që mund ta zgjedhësh. Pavarësisht nëse do mbetemi apo jo miq, unë gjithmonë do dua t’ia dijë për ty.

Dhe do të dish çfarë? Ndiej lumturi që dua t’ia dijë për ty kaq shumë. Më vjen mirë që mund të ndiej në këtë mënyrë për një njeri pa ndier nevojën për të pasur mendimet e tij, kohën, vëmendjen, apo edhe dashurinë e tij. Nuk kam nevojë të më duash. Jo më. Kam kuptuar që dashuria vetë është ajo që kemi nevojë. Gjithçka tjetër është plus, është më shumë sesa minimum i nevojshëm. Me fjalë të tjera, çdo gjë tjetër shtesë është një dhuratë. Dhe nuk mund të mërzitem që nuk marr një dhuratë prej teje. Në fund të fundit, një dhuratë është me të vërtetë dhuratë kur nuk pret të ta kthejnë.

Po për çfarë po e shkruaj këtë letër? Kjo është një pyetje e shkëlqyer … Mendoj që nuk është me të vërtetë për ty, është për mua. Të them të vërtetën, unë shpresoj në fshehtësi që ti të mos e lexosh kurrë. Nuk ke nevojë t’i dëgjosh këto. Ti ndihesh mirë duke qenë vetvetja dhe unë dua të jesh mirë duke qenë vetvetja. Kjo letër shërben për të më kujtuar mua që vendimet që kam marrë, rruga ku kam zgjedhur të eci dhe do të vazhdoj të eci, është rruga që ishte thënë që unë të ecja.

Ti më bëre një njeri më të mirë, pastaj një njeri që e kisha të vështirë ta njihja. Megjithatë, unë tani jam disi më mirë. Ti më ke bërë më të fortë. Më të zgjuar. Më të disiplinuar. Ndiej… përmbushje. Kështu që faleminderit për të gjitha këto.

Ndoshta nuk do të heq kurrë nga mendja, por të them të drejtën, nuk dua të të harroj. Dua që ky lloj i ri dashurie që kam për ty të qëndroj me mua. Dua që të qëndroj ndërkohë që unë vazhdoj me jetën time, arrij qëllimet e mia, gjej dikë tjetër me të cilën të ndaj jetën.

Dua që dashuria ime për ty të vazhdojë në vitet në vazhdim sepse ajo që po jetoj tani është po aq e vërtetë sa ato që kam jetuar më parë. Është diçka e re për mua … por është e vërtetë. Nuk është egoiste. Është e pastër. Është qetësuese. Jeta më ka mësuar kaq shumë dhe, megjithëse ne nuk do të ecim pranë e pranë, kam kureshtje të shoh çfarë mësimesh të tjera ka për të më mësuar.

Përgjithmonë, Paul Hudson

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Pastroni gjakun nga yndyra me vetëm një lugë nga ky ilaç

Përfitimet prej sapunit nga qumështi i dhisë