Linea nigra (vija kafe), çfarë lidhje ka me gjininë e bebes?

A e keni vënë re se gjatë shtatzënisë në lëkurën e barkut prej kërthizës e deri te regjioni pubik ju është formuar një vijë me ngjyrë të mbylltë? Kjo është linea nigra. Kjo vijë bëhet akoma më e dukshme pas javës së 20 të shtatzënisë.

Historikisht njerëzit janë përpjekur që ta parashikojnë gjininë e bebes. Ka besëtytni që lidhen edhe me linea nigra.

Ka gra që e parashikojnë gjininë e bebes nga forma e linea nigras: nëse kjo vijë shkon deri te kërthiza atëherë gjinia e bebes është vajzë, e nëse vazhdon mbi kërthizë deri te brinjët, gjinia e bebes është djalë.

Hormonet e shtatzënisë i shkaktojnë disa ndryshime në lëkurë.

Përveç linea nigra edhe areolat e gjinjve, çdo vrragë që e keni në lëkurën e trupit marrin ngjyrë të errët.

Mos u shqetësoni, sepse kjo pas lindjes gradualisht zbehet dhe zhduket.

Ndërkohë, është mirë ta mbroni lëkurën e barkut me krem për rrezitje, sepse rrezitja e bën linea nigran akoma më të dukshme.

Poashtu, hani shëndetshëm, sepse mendohet se ndryshimi i ngjyrës së lëkurës është pasojë e mungesës së vitaminave (në radhë të parë acidit folik).

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Gjëra të pabesueshme që bën vagina… Do të mbeteni pa fjalë!

Tre arsye pse meshkujt bezdisen prej jush!