Mbështillini thonjtë me letër alumini për të trajtuar një problem shumë të bezdisshëm!

0 92

Get real time updates directly on you device, subscribe now.

Fëmijëve u thuhet të mos i shkundin duart pasi i lajnë sepse do t’u dalin fijet. Ndonëse termi nuk është i saktë, të gjithë e dimë se për çfarë bëhet fjalë, për ato fijet rreth kutikulave dhe thonjve që janë aq shumë të dhimbshme.

Sigurisht që ky është një mit, sepse shkundja e duarve nuk nxit shfaqjen e fijeve, por nëse do t’i mbani duart në ujë për një kohë të gjatë, ose ngacmoni kutikulat atëherë, po, do të përfundoni me këto fije. Pasi ato shfaqen nuk ju mbetet asgjë tjetër veçse t’i prisni me prefsen e thonjve, por ju mund të përandaloni daljen e tyre.

  1. Vaselinë

Remedy Daily rekomandon aplikimin e vazelinës direkt në lëkurë dhe ta mbështillni gishtin me letër alumini. Kjo do të parandalojë shfaqjen e fijeve nëse i keni ngacmuar ato.

2. Vitamina E

Vitamina E njihet për efektin hidratues dhe ushqyes për lëkurën. Ajo që duhet të bëni është të merrni një kapsulë vitamine E, ta çani e me vajin e saj të lyeni kutikulat dhe lëkurën rreth thonjve.

3. Mos u përpiqeni asnjëherë t’i shkulni me dorë

Fija do të vazhdojë te poshtë dhe do të përfundoni duke hequr pjesë të shëndetshme të lëkurës! Do të ndjeni dhimbje, ndaj mënyra më e mirë është t’i prisni me prefse pasi ato të jenë zbutur.

4. Xhel Aloe Vera

Xheli i Aloe Verës është jashtëzakonisht hidratues dhe shumë efektiv kur bëhet fjalë për shërimin e problemeve të lëkurës. Thjesht aplikoni xhelin në kutikulat tuaja për të ndihmuar shërimin e tyre dhe për të parandaluar shfaqjen e fijeve të reja.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...