Mbron nga ftohjet dhe shkrin kilogramët: Ja si ta përgatisni lëngun fantastik nga panxhari!

0 89

Panxhari mbron nga ftohjet, derisa pigmentet e saj shkatërrojnë bakteret dhe viruset. Poashtu, në panxhar hasim edhe komponentë me proteina, betainë, e cila e forcon mëlçinë dhe nxit shkrirjen e shtresave dhjamore në trup.

Një gotë lëng panxhari në ditë, krahas ushqimit, ndihmon të humbni në peshë.

Panxhari është i pasur me bakër, krom, zink e selen. Konsumimi i rregullt i panxharit është i dobishëm për flokë, lëkurë dhe thonj.

Ndihmon edhe te kapsllëku. Nëse rrepa është i butë, mund të qërohet e freskët, dhe t’i shtohet pak lëng limoni dhe disa pika vaj ulliri. Në rastet më të shpeshta zihet prej 20-40 minuta. Pas zierjes, qërohet dhe përgatitet si sallatë, mund ta erëzoni me kripë, piper, rrikë.

Në vend të uthullës detyrimisht të përdorni lëng limoni. Vitamina C parandalon që nitratet eventuale me rastin e konsumimit të shndërrohen në nitrosamine kancerogjene.

Lëngun në të cilin është zierë panxhari mos e hidhni, po pijeni për efekt fantastik.

Gjithsecili që dëshiron të mbrohet nga ftohjet ose që tashmë është i sëmurë dhe dëshiron të shërohet sa më shpejt, që është e mundur, do të duhet që për një kohë të konsumojë ¼ e litrës lëng panxhari në ditë.

 

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...